Çahet opozita, demokratët ikin
nga komisionet, qëndron LSI
Strazimiri:Mbroni mafian.Manja:Ule gishtin! 

Çahet opozita, demokratët ikin<br />nga komisionet, qëndron LSI<br />Strazimiri:Mbroni mafian.Manja:Ule gishtin! <br>
PD dhe LSI duket se nuk kanë qëndrime të dakordësuara si opozitë, lidhur me raportet me komisionet parlamentar. Deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan edhe këtë të mërkurë mbledhjet, ndërsa një gjë të tillë nuk e kanë bërë ata të LSI.

Debate të forta ka pasur te komisioni parlamentar i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë, ku po diskutohej projektbuxheti i vitit të ardhshëm. Deputetët e PD kanë akuzuar qeverinë si të inkriminuar, duke iu referuar çështjes së ish-ministritë të Brendshëm, Saimir Tahiri, në hetim. 

VIDEOAnëtarët e Partisë Demokratike kanë braktisur komisionin e ligjeve pas debateve të forta me anëtarët e mazhorancës

Shkak i debateve mes palëve është bërë krimi, ku deputeti i djathtë, Gent Strazimiri, ka deklaruar se në korridoret e Kuvendit sillet një i inkriminuar, që mbrohet nga socialistët, teksa e ka pasur fjalën për deputetin Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës. 

Strazimiri: Ju harroni qe korridoreve te Kuvendit sillet nje i inkriminuar. Keni qene te pergatitur ta mbronit. Ketu eshte tempull per njerez te ndershem. Jo strehim per te kerkuarit e drejtesise me prova te antimafias italiane. Ju po e mbroni mafian ne kurriz te shtetit. Z. Kryetar, portret krenar, ballehapur siç ju ka thene partia. Ulsi, aty nuk je ulur per te mbrojt kriminelet.

Manja: Ule gishtin, ule

Fino: Ishte me mire Halimi dje. E uli nivelin Strazimiri

Manja: PD e beri ritualin. Ketu duhen njerez te pergjegjshem

Manja: Drejtesia po ben punen e vete. Nuk kam pse skuqem. Jemi garante te Kushtetutes dhe ligjit.

Debate te 'Ekonomia', PD: TVSH e biznesit të vogël në Kushtetuese
Pas komisionit të Ligjeve, debate ka pasur edhe te komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave për shkak të çështjes "Tahiri", gjatë diskutimit të projektbuxhetit të vitit 2018. Deputetët e PD u larguan nga mbledhja pas debateve, ndërsa LSI preferoi të qëndrojë njësoj si te 'Ligjet'. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho akuzoi qeverinë si të inkriminuar. "Turp për ju që nuk hoqët imunitetin e Saimir Tahirit", tha Edmond Spaho, anëtar i këtij Komisioni, që drejtohet nga socialisti Erion Braçe.

Jorida Tabaku ngriti shqetësimin se buxheti i vitit të ardhshëm ka rreziqe të mëdha fiskale. Ajo paralajmëroi edhe ankimimin e buxhetit në Gjykatën Kushtetuese nëse miratohet me këto parametra, duke përfshirë biznesin e vogël në skemën e TVSH-së. “Koncesionet rriten 30 %. Ky projektbuxhet ka rreziqe të mëdha fiskale. Ju s’keni përgjegjshmëri. Vini këtu e talleni me hashashin dhe drogën. Po fshihni shifrat e borxhi publik. Opozita do të vijojë betejën me Gjykatën Kushtetuese nëse ky buxhet miratohet kështu”, u shpreh Tabaku. 

“Diskutojmë prej kohësh kohë për TVSH-në që do të vendoset pragu, pse qeveria i heq të drejtën parlamentin  për të vendosur pragun e TVSH-së dhe ia jep këtë të drejtë qeverisë? Partia Demokratike do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese në rast se ky parlament do t’i japë atribute qeverisë që nuk i takojnë" - tha Jorida Tabaku gjatë diskutimit në Komisionin e Ekonomisë.

"Edhe FMN-ja e ka kundërshtuar dhe nuk do të sjellë asnjë përfitim pasi do të ketë kosto shtesë mbi administratën dhe nuk do të keni mundësi që ta mblidhni" - shtoi deputetja Tabaku. Nga ana e tij, kreu i komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe tha se deputetët e PD po bëjnë propagandë. “Ky komision nuk ka vend për propagandë”, tha ai.

Por për të dytën ditë radhazi, Edmond Spaho, kryetar i grupit parlamentar demokrat akuzoi maxhorancën se mori në mbrojtje ish-ministrin Tahiri. “Për këtë reformën e Sajmir Tahirit e keni fjalën? Pse nuk ju vjen turp. S’i hoqët imunitetin. T’ju vijë turp që përmendni reformën në drejtësi. Jeni të zhytur në drogë. Qesharake. Druri i shtrembër ju kërcënoi”, tha Spaho. Braçe iu përgjigj që të qetësohej dhe të lexonte raportin e “Doing Business”. “Më vjen keq që jeni i nxehur. Lexoni “Doing Business”.

Pas këtyre debateve deputetët e PD lanë mbledhjen e Komisionit ashtu si edhe një ditë më parë. I pranishëm nga LSI ishte vetëm deputeti Edmond Haxhinasto i cili nuk iu bashkua bojkotit të PD.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni