Tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bovillës është çarë dhe dëmtuar në disa segmente të tij, duke bërë që uji të ngrihet në ajër deri në disa metra.
Sipas raportimeve nga mediat tubacioni është çarë që mbrëmjen e djeshme për shkak të punimeve të Ujësjellës Kanalizime Tiranë në zonën e njohur ‘Kafja e Rremës’.
Sipas njoftimeve të deritanishme grupet e UKT-së janë nisur për të riparuar tubacionin, shpërthimi i të cilit s’ka për të pasur ndikim në furnizim.
Absurdi ne kete histori eshte fakti qe vete UKT eshte shkaktari i demtimit,vete e prishen,po vete do t'a ndreqin.//Profesionalizem//,nuk ke se c'te thuash!!!
PërgjigjuNormal qe do cahen , keta qe marin tenderat vendosin mbeturina se kontrolli shtetit nuk egziston sepse jane njerezit e tyre qe i marin tenderat Albanistan
Përgjigju