Caka: Qeveria lapsus me akcizën 
e birrës?! S'kuptoj si s'reagon LSI

TIRANË - Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka është radhitur mes zërave kundër paketës së re fiskale për vitin 2016. Deputetja e quan absurditet, por ngre edhe pikëpyetje nëse mund të jetë një lapsus i qeverisë, faktin që ngrihet akciza e birrës që prodhohet në vendin tonë, ndërsa ulet ajo e birrës së importit.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Caka shpreh habi se si ministrat e forcës politike që ajo përfaqëson, LSI-së nuk kanë ngritur zërin për atë që ajo e quan "falimentim të fabrikave të birrës vendase" dhe vendim qe sipas saj nuk sjell asnje efekt ne buxhetin e shtetit.

“Absurditet apo Lapsus. Qeveria i ngre akcizën Birrës vendase ndërsa birrës së importit ja ul. Efekti në buxhet duket qartë që do të jetë zero, do të kemi vetëm falimentim të fabrikave vendase dhe mbyllje të tyre dhe qindra shqiptarë që punojnë në to, do mbeten pa punë. Nuk kuptoj se si ministrat e LSI nuk i ngrenë në qeveri këto probleme kaq të qarta”, - shkruan në profilin e saj në Facebook Silva Caka.

silva caka


Një ditë më parë Ministria e Financave bëri publike paketën e plotë fiskale për vitin 2016

Zëri “Akciza”, produkti “Birra”
Ndryshon niveli i akcizës së birrës, nga 360 lekë/HL/shkallë alkoolometrike për prodhim vjetor nën 200 mijë hl dhe 710 lekë/HL/shkallë alkoolometrike, në 400 lekë/HL/shkallë alkoolometrike për prodhim vjetor nën 200 mijë hl dhe 600 lekë/HL/shkallë alkoolometrike.

Arsyet:
• Niveli aktual i akcizës është sipas nenit 4 të direktivës së BE-së, si dhe në mbrojtjen e prodhimit vendas.
• Diferenca midis pragjeve është sa ½ ;
• Deklarimit i nivelit të prodhimit më pak se 200 mijë hl, për të paguar normë të ulët të akcizës;
• Zvogëlim gradual i nivelit të akcizës midis pragjeve për të kaluar më pas në një normë taksimi, pa pragje

Efektet: -17 milion lek 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s

Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s