Gent Cakaj, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla ku diskutuan për vullnetin e përbashkët për ta zhvilluar marrëdhënien mes dy vendeve në shkallë edhe më të larta nëpërmjet disa projekteve konkrete.

Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës në çdo fushë të politikës së jashtme e për forcimin e faktorit shqiptar në përgjithësi.”- u shpreh Cakaj.

Në përfundim, Cakaj ka ftuar homologen e tij në Tiranë, për konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.