Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Gent Cakaj

TIRANE- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Teksa mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj theksoi se anëtarësimi i i Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës.

Ndërkohë nëpërmjet një reagimi në rrjetit sociale ministri Cakaj shprehet se Shqipëria nuk është vetëm një përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës, por edhe një kontribuese përmbajtësore e tij.

“Veçanërisht gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore.” - shprehet Cakaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oran: 14/11/2019 09:21

    Ik mor legen kalama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër