Cakaj në mbledhjen e Presidencës së Estonisë: Shqipëria, aftësi për kryerjen e suksesshme të përgjegjësive ndërkombëtare

Cakaj në mbledhjen e Presidencës së Estonisë: Shqipëria, aftësi për kryerjen e suksesshme të përgjegjësive ndërkombëtare

Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në mbledhjen e organizuar nga Presidenca e Estonisë e Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar zhvillimet politike pas 75 vjetësh pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Cakaj nënvizoi jo vetëm kontributin historik të Shqipërisë në mposhtjen e forcave nazi-fashiste, por edhe kontributin e sotëm në shërbim të paqes, sigurisë dhe lirive e të drejtave themelore në botë.

 “Si Kryesuese e OSBE-së, Shqipëria ka dëshmuar aftësinë e saj për kryerjen e suksesshme të përgjegjësive të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Mbi këtë bazë, angazhimi ynë është i pakursyer për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023”,  theksoi Cakaj gjatë fjalës së tij.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'

Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'