Cakaj në takimin trepalësh Shqipëri, Kroaci dhe Mali i Zi: Thellim i bashkëpunimit mes vendeve tona

Cakaj në takimin trepalësh Shqipëri, Kroaci dhe Mali i Zi: Thellim i bashkëpunimit mes vendeve tona

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Zadar, Kroaci, ku u zhvillua takimi trepalësh Shqipëri, Kroaci dhe Mali i Zi.  

Kjo platformë synon rritjen e bashkëpunimit mes tre vendeve në fushat e interesave të zhvillimit dhe mbrojtjes së objektivave të përbashkëta strategjike. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Ministri në Detyrë Cakaj informoi se palët kanë rënë dakord për të thirrur mbledhjen trepalëshe Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Diskutimet u përqëndruan në rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës, energjetikës dhe turizmit.

Gjithashtu, në një status në Facebook, Kryediplomati Cakaj, bëri me dije se u dakordësuan edhe për rritjen e angazhimeve të përbashkëta në shërbim të integrimit në BE dhe në kuadër të NATO-s.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)