Gent Cakaj, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, ka zhvilluar sot një bisedë me politikanët shqiptarë në Mal të Zi, pasi në këtë vend të dielën do të zhvillohen zgjedhjet. Cakaj me anë të një postimi zbulon se u ka thënë atyre se kanë mbështetjen e udhëheqësve të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa u bën thirrje të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi të mbështesin Listën Shqiptare.
“Kjo listë gëzon mbështetjen publike të Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministres së Jashtme të Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, mes tjerash. Pra, pas suksesit të përbashkët në Luginën e Preshevës ku mbështetja e Kosovës dhe e Shqipërisë i ka dhënë rezultatet e veta, jemi bërë bashkë për ta mbështetur Listën Shqiptare në Mal të Zi”, - shprehet Cakaj.
Më tej, Cakaj thotë se përçarësit e mëdhenj që sot akuzojnë për përçarje kanë punuar me shumë zell për t'i ndarë shqiptarët në shumë parti dhe për të pamundësuar formimin e një liste të vetme, për interesa krejtësisht personale dhe në shërbim të planeve të huaja. Këtu megjithatë më mbetet për të treguar shumë më shumë në ndërkohë.
Ministri thekson se rëndësi madhore ka vetëm e vetëm mbështetja e Listës Shqiptare.
“Prandaj, ne ju bëjmë thirrje gjithë vëllezërve e motrave tona në Mal të Zi të dalin masivisht në zgjedhje për të votuar Listën Shqiptare. Ajo është adresa e duhur me njerëz të dëshmuar moralisht dhe intelektualisht për të rritur cilësinë e përfaqësimit të shqiptarëve dhe ruajtur drejtimin euroatlantik të Malit të Zi,”- shkruan Cakaj.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
27.4%
-
Jo
64.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 1054
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi, thellohet kriza politike
26 Janar, 11:35
-
Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë
21 Janar, 23:01
-
Opozita malazeze bllokon seancën e Kuvendit dhe miratimin e buxhetit
21 Janar, 14:19
-
Komisionerja e BE-së për Zgjerim: Mali i Zi i pari në radhë për anëtarësim! Opozita të mos pengojë reformat
17 Janar, 15:31
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos viziton Tiranën në shkurt: Përmirësimi i Shqipërisë, shembull dhe për Serbinë, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027
14 Janar, 13:11
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Masakra në Cetinjë të Malit të Zi, shkon në 13 numri i të vdekurve, i mituri ndërron jetë në spital
9 Janar, 17:19
-
Masakra në Malin e Zi, Policia pranon dështimin: Në momentin e vrasjeve, në qytet ishin vetëm 9 oficerë
3 Janar, 13:13
-
Masakra me 12 të vrarë Malin e Zi/ Eksperti i sigurisë Fatjon Softa për Report Tv: Reagim i vonuar i policisë, mund ta neutralizonte më shpejt
2 Janar, 15:19
-
Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet (VIDEO)
2 Janar, 13:37
Ky ministri Gent Cakaj eshte krejtesisht injorant, as nuk e di cfare pune dhe pergjegjesie ka. Po si ka mundesi qe ministri i jashtem i Shqiperise, pra qe me deklaratat e tij per ceshtjet nderkombetare perfaqeson Shqiperine, e fillon deklaraten duke permendur fillimisht presidentin e Kosoves. Pastaj ne nje fjale permend dy udheheqes te Kosoves dhe nje te Shqiperise. Urgjentisht duhet te shkarkohet se nuk perfaqeson Shqiperine ky njeri dhe kete e ka bindje te veten. Ai eshte nga Kosova dhe ne mentalitetin e tij perfaqeson me shume Kosoven se Shqiperine. Po si ore kryeminister nuk gjete nnje personalitet shqiptar, te urte dhe te mencur, nga brenda Shqiperise, qe ta vendosje minister te jashtem?! Me keto fillestare dhe eksperimentues do te ec Shqiperia? E keshilloj kryeministrin te shikoje disa here filmin "Nentori i dyte", te kuptoje cfare do te thote te punosh per vendin tend.
Përgjigju