Cakaj uron Konjufcan: Koha për thellim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë

Cakaj uron Konjufcan: Koha për thellim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i ka uruar për detyrën e re homologut të tij në Kosovë Glauk Konjufca. Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme të dy ministrat shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dy vendeve.

Cakaj me anë të një postimi në rrjetet sociale nuk ka lënë pa vlerësuar edhe bashkëpunimin dhe kontributin e pamohueshëm për ish-Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, për shqiptarët kudo ndodhen.

“Z. Pacolli ka bërë një punë të palodhshme për shtimin e numrit të njohjeve të Kosovës dhe ruajtjes së njohjeve ekzistuese. Për më shumë, ai ka punuar me përkushtim për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve tona. Në këtë kontekst, mes shumë të tjerash, Pacollit i mbetem tepër mirënjohës edhe për përgjigjen pozitive të kërkesës sonë për t'i siguruar Shqipërisë qasjen në hapësirat e konsullatave të Republikës së Kosovës në Malmo, Dyseldorf, Stuttgard, Hamburg e Toronto.” - u shpreh Cakaj në postimin e tij.

Kreu i diplomacisë shqiptare e mbylli urimin e tij duke nënvizuar faktin se tashmë është koha për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat