Cakaj zhvillon vizitën e parë zyrtare si ministër i Jashtëm në Kosovë: Kufiri mes dy vendeve të hiqet menjëherë! Batuta me Kurtin

Cakaj zhvillon vizitën e parë zyrtare si ministër i Jashtëm në Kosovë: Kufiri mes dy vendeve të hiqet menjëherë! Batuta me Kurtin

Ministri Gent Cakaj dhe presidenti Hashim Thaçi

KOSOVË- Në vizitën e tij të parë që pas marrjes së detyrës, ministri i jashtëm Gent Cakaj ka qenë ditën e sotme në Kosovë, ku është takuar me përfaqësues politikës.

Në takimet me kryeministrin Albin Kurti, presidentin Hashim Thaçi dhe homologun e tij, Glauk Konjufca ku theksi është vendosur te rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe përpjekja maksimale në shërbim të njohjes së Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Cakaj është takuar edhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmani. Takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në Prishtinë, ndryshe nga sa pritej, ishte një takim i ngrohtë dhe mes batutash.

Në fokus ka qenë edhe kufiri mes dy vende, ku ministri i jashtëm shqiptar ka deklaruar se duhet të hiqet menjëherë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Jo më marrëdhënie të acaruara! Cakaj e Kurti takohen mes batutash: Po të doni ndërrojmë flamujt

1582118093_kurti.jpg

Takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në Prishtinë, ndryshe nga sa pritej, ishte një takim i ngrohtë dhe mes batutash. Gjatë takimit për mediat, ku u fotografuan duke shtrënguar duart, Cakaj nuk nguroi të hedh batutat me Kurtin duke i thënë se 'po të doni mund të ndërrojnë flamujt'.

Gjithashtu sipas njoftimit të zyrës së shtypit në Kosovës, gjatë takimit nuk janë përmendur temat e nxehta në diskutim si ndryshimi i kufijve apo Shengeni Ballkanik, por është diskutuar për 'rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe forcimit të rolit të shqiptarëve në rajon dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare'. Kjo të lë të kuptosh se marrëdhëniet e ngurta mes tyre po shtensionohen.

Kurti dhe Cakaj nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë mes tyre dhe kjo u duk qartë me zgjedhjen e Gent Cakaj si ministër i Jashtëm në detyrë nga kryeministri Rama. Ky vendim u kritikua nga Kurti, atëherë në opozitë, duke e konsideruar si 'një person gënjeshtar dhe se Kosova kishte njerëz më intelektualë dhe patriotë se ai'.

Më parë Cakaj ka qenë edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, por që vendosi të largohej. Me marrjen e postit kryeministër i Kosovës, duket se Albin Kurti ka zgjedhur të bëjë një politikë shumë më të pjekur dhe bashkëpunuese në të mirë të shqiptarëve, pavarësisht preferenca personale. Kujtojmë se kur ishte në opozitë ai kishte një qëndrim destruktiv ku partia e tij Vetëvendosja ka përdorur dhe gaz lotsjellës në parlament.

Ora 14:03
Cakaj në Kosovë/ Takon Kurtin dhe Osmanin

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj është oritur në Kosovë nga kryeministri Albin Kurti. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur për disa minuta. Sipas zyrës së shtypit, gjatë takimit, palët u dakordësuan për rëndësinë e vlerësimit të imtësishëm dhe vënies në zbatim të marrëveshjeve të arritura gjatë pesë G2G mes dy vendeve, si dhe rritjen e koordinimit mes institucioneve dhe qeverive të dy vendeve në funksion të forcimit të rolit të shqiptarëve ne rajon dhe forcimit dhe promovimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu, Kryediplomati u takua me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Zyra e shtypit njofton se palët vlerësuan bashkëpunimin midis të dy kuvendeve dhe komisioneve parlamentare në vite, si dhe shprehën angazhimin e qeverive për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, si një shtysë për avancimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat.

Ora 13:22
Cakaj me Thaçin: Kemi qenë dhe do të jemi të angazhuar në rritjen e njohjeve të Kosovës

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka takuar presidentin Hashim Thaçi, ku ka vënë theksin se tek gatishmëria për vazhdimin e projektit për ambasada të përbashkëta mes dy vende si dhe angazhimin për njohjen e Kosovës.

"Shpreh gatishmërinë për vazhdimin e projektit të vendosjes së Ambasadave të përbashkëta e hapësira të përbashkëta në Konsullata, vazhdimin e projekteve për këmbimin e personelit diplomatik dhe po ashtu krijimin e një agjende politike të koordinuar mes vendeve. Kemi qenë të angazhuar në çështjen e njohjeve të Kosovës, me të gjitha kapacitetet që kemi pasur. Jemi munduar ta bëjmë më të mirën, për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe po ashtu në forumet shumëpalëshe, jemi kujdesur që aty ku Kosova nuk ka prani, ne të jemi zëri i Kosovës dhe të adresojmë të gjitha çështjet që e ngarkojnë agjendën e saj", tha Cakaj.

Siç njofton zyra e shtypit, Çakaj ka marrë vlerësime  nga presidenti Thaçi, si zëri i denjë për të përfaqësuar Shqipërinë.

"Unë mendoj se Ministri Cakaj, me të vërtetë i ka dhënë një dinamikë të re, një shpirt të ri, kësaj fryme, këtij afirmimi, e konsolidimi të shtetit të Kosovës kudo në botë, në çdo instancë ndërkombëtare ku merr pjesë Republika e Shqipërisë", mësohet të ketë thënë Thaçi.

Ora 13:20
Cakaj takon Konjufcën: Kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të hiqet menjëherë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar takimin e parë në Kosovë me homologun e tij Glauk Konjufca, ku shtoi se Kosovë-Shqipëri duhet të hiqet menjëherë.

“Jam tepër i nderuar që jam këtu në Prishtinë. Populli i Kosovës ka shfaqur një solidaritetit që ka sfiduar edhe kufijtë e të besueshëm, institucionet civile e ushtarake kanë bërë një punë të pashembullt e Qeveria ka dhënë një financim të vyer për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit. Kufiri që ndan dy vendet tona është vetëm simbolik. Ky kufi nuk duhet të ekzistojë fare, duhet të hiqet menjëherë”, tha Cakaj.

Në konferencën për shtyp, Cakaj bëri me dije se është rënë dakord me palëve që të thërrasin mbledhjen e ‘Këshillit të Përbashkët për Planifikim Strategjik’ për politikën e jashtme.

 “Me Ministrin Konjufca jemi pajtuar që menjëherë të thërrasim mbledhjen e ‘Këshillit të Përbashkët për Planifikim Strategjik’ për Bashkërendim të Politikave për të koordinuar qëndrimet në politikën e jashtme dhe për të zhvilluar një platformë me qëndrime komplementare politike", tha Cakaj. 

Gjithashtu, Cakaj siguroi se Shqipëria do të vijojë angazhimin në mbështetje të Kosovës në procesin e avancimit të njohjeve dhe anëtarësimeve në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare, duke theksuar gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën për shtyp: “Është koha të kemi një plan më intensiv për të vënë në lëvizje të gjitha kapacitetet tona në shërbim të njohjes së Kosovës.”

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 19/02/2020 22:49

    Ka lezet, kjo duhet te jete fryma e duhur. Mjaft me "luftra" idiote dhe merira te kota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat