'Çakalli', 45-vjeçari shqiptar, një ndër personat më të kërkuar në Evropë! Drejtonte bandën që trafikonte drogë në Gjermani dhe vendet të tjera të BE-së (EMRI)

'Çakalli', 45-vjeçari shqiptar, një ndër personat më të kërkuar në Evropë! Drejtonte bandën që trafikonte drogë në Gjermani dhe vendet të tjera të BE-së (EMRI)

Berti Dedja

GJERMANI- Berti Dedja, 45-vjeç ose i njohur me nofkën  "Çakalli" është një person i përfshirë në "listën e personave më të kërkuar në Evropë" të "Europol".

Mediat gjermane shkruajnë se Dedja ka ushtruar një tregti 'profesionale' droge të kokainës dhe marjuanës, bashkë dhe me persona të tjerë dhe ishte kreu i bandës që trafikonte drogë që prej vitit 2016.

45-vjeçari shqiptar, i cili fshihet që prej vitit 2018 mësohet se ka përdorur mjete të përgatitura paraprakisht posaçërisht për transportin e lëndës narkotike. Dedja u fut në listën e Europolit këtë të mërkurë këtë të mërkurë, sipas njoftimit të policisë kriminale të rajonit Baden-Württemberg. Hetuesit mendojnë se ai mund të jetë jashtë vendit i fshehur, në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.

Sipas të dhënave në faqen e “EUmostwnated”, 45-vjeçari që prej vitit 2016, ka ushtruar një tregti profesionale të paligjshme droge, duke lëvizur kokainë dhe marjuanë nëpërmjet organizatës ku bëjnë pjesë edhe disa anëtarë të tjerë.

"Ai vepronte si kreu i bandës. Për transportin e drogës ka përdorur mjete të përgatitura enkas për këtë qëllim. Dedja ndodhet në arrati që prej vitit 2018. Ai akuzohet për krijimin e rrugëve të trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet një bande”, thuhet më tej në njoftim.

Ndër të tjera, 45-vjeçari akuzohet edhe për transport dhe shitje droge në rrethin Ostalb.

Ndërkohë, prokuroria publike në Ellwangen është përgjegjëse kryesore për hetimin e çështjes “Dedja”. Për ata që kanë informacion se ku ndodhet Dedja, Europol ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit 0711/5401-3316.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës