Çako në konferencën vjetore të IACP në Chicago, të pranishëm edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës


TIRANE, 30 Tetor/ATSH/- Për katër ditë rresht , në McCormic Place West Convention Center, në Chicago Illinois, u zhvillua Konferenca Vjetore e IACP (Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë), në të cilën mori pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Ceremonia e hapjes së Konferencës u bë nga Presidenti i IACP,  Richard M.Beary, ndërsa fjalën përshendetëse të mirëseardhjes e mbajti Shefi i Policisë së Chicagos ,  Garry McCarthy (Superintendent of the Chicago Police Department).
Gjate kësaj konference,  Çako, pati takime të rëndësishme me drejtues dhe përfaqësues të policive nga vende të ndryshme.
Për të nëntin vit me rradhë, u zhvillua ceremonia për të nderuar dhe zgjedhur policin e vitit, Ninth Annual IACP Foundation Gala Honoring the IACP/Target Police Officer of the Year.
Ky aktivitet ndërkombëtar, gjatë gjithë ditëve të tij, u shoqërua me ekspozita të produkteve të firmave më prestigjioze, që prodhojnë paisje dhe ofrojnë shërbime për policinë (që nga armët, antiplumbet, makina, helikopterë, veshje e paisje komunikimi e software) si dhe të kompanive që merren me trajnimin e agjencive ligjzbatuese).
Në mbylljen e saj, konferencën e përshendeti Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, duke vlerësuar dhe mbështetur moton e konferencës "Serving the Leaders of Today, Developing the Leaders of Tomorrow".
Të pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, ishte dhe një delegacion, që përfaqësonte Policinë e Kosovës./a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë