Gjykata administrative dhe gjyqtari Emiliano Ruli ka vendosur të pezull deri në një vendim të themelit urdhrin e ish drejtorit të policisë Haki Çako që u hoqi licencat e policisë private familjarëve të Balilit me kompaninë “Balili and CO”
Padia e tyre është bërë në muajin dhjetor 2017 ndërsa pak ditë më parë gjyqtari Ruli ka vendosur të pranojë kërkesën për sigurim padia çka do të thotë që deri në zgjidhjen në themel të kësaj çështje urdhëri i ish-kryepolicit Haki Çako''ngrin''.
Heqja e këtyre licencave u firmos paralelisht me kohën kur Prokuroria kërkoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda sekuestro të pasurive të familjarëve të lidhur me Balilin. Mes aseteve të sekuestruara ishte edhe resorti “Santa Quaranta” në qytetin e Sarandës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com










