TIRANË – Në autostradën Tiranë-Elbasan është krijuar trafik i automjeteve për shkak të prezencës së çakullit në rrugë që kanë rënë nga një kamion. Shoferi është ndaluar, ndërsa punonjësit po bëjnë pastrimin. 

Në pamjet që sjell Report TV shihen disa makina të ndaluara ndërsa kalimi i tyre po mundohet në dy anët e rrugës ku nuk ka prezencë të çakullit. Në vendngjarje ndodhet edhe policia.