E ndërsa pritet që në Itali të miratohet ligji i ri në Senat për call center, disa kompani në Shqipëri deklarojnë se kanë nisur procesin e zhvendosjes në Rumani.
Pronari i një kompani call center, Marin Gjonaj deklaron se ka nisur procesin e zhvendosjes nga Shqipëria.
"Italia nuk do përfitojë, kompanitë nuk do të kthehen në Itali. Shumë prej nesh do zhvendosemi drejt Rumanisë.
Kompanitë shqiptare që kanë mundësi financiare po mendojnë që tani zhvendosjen drejt Rumanisë.
Në Rumani dhe Kroaci do të shkojnë kompanitë italiane që janë aktualisht në Shqipëri.
Tregu shqiptar i call center 100 milionë euro, të lobohet që Shqipëria të përfshihet në marrëveshjet ndërkombëtare që rregullojnë këtë treg"deklaroi ai.
Edhe kryetari i shoqatës së Call Center në Shqipëri, Gentiam Drenova deklaroi se disa kompani janë tërhequr nga investimet e planifikuara.
Por Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë deklaroi se qeveria shqiptare do të negociojë me Italinë në mënyrë që ligji i ri që pritet të miratohet në Senat brenda muajit dhjetor të ketë sa më pak ndikim në aktivitetin e kompanive në Shqipëri.
"Keni mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Vlerësojmë punën e 804 kompanive tuaja, ku punojnë 25 mijë shqiptarë.
Do të negociojmë me qeverinë italiane që ligji italian të ndikojë sa më pak aktivitetin e kompanive" deklaroi ai.
Ministrja e Ekonomisë deklaroi se pas takimit të sotëm do t'i dërgohet urgjentisht qeverisë italiane qëndrimi dhe të negociohet.
'Do të veprojmë përpara se ligji të shkojë në Senat. I kemi kërkuar ambasadës që të kontaktojë me Ministrinë e Punës në Itali.
Takimi i sotëm është për të bërë të mundur një qendrim të përbashkët me qeverinë italiane.
Qëndrimi do t'i dërgohet urgjentisht qeverisë italiane" deklaroi ministrja.
Rreziku se Italia mund të miratojë ligjin për delokalizimin e call center ka bërë që qeveria shqiptare të nisë lëvizjet për të frenuar sa më shumë impaktin negativ.
Përmes këtij projektligji qeveria italiane po tenton të forcojë masat ndaj fenomenit ‘dumping’ në sektorin sektorin e call center, që ka sjellë krizë në punësim
Në ligjin e ri nëse miratohet, parashikohen sanksione administrative deri në 150,000 euro nëse nuk zbatohet.
Miratimi i ligjit sjell një rrezik të madh për Shqipërinë, pasi në sektorin e Call Center në Shqipëri janë punësuar rreth 25 000 persona.

(Ministri Klosi dhe Ministrja Ekonomi, takim me sipërmarrësit e call-center)
(dy.bshqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO