Cameron dhe Putin, dakord për
t'i dhënë fund dhunës në Siri

Cameron dhe Putin, dakord për <br />t'i dhënë fund dhunës në Siri
Si Britania e Madhe ashtu dhe Rusia dëshirojnë që dhuna në Siri të marrë fund, kështu është shprehur David Cameron pas takimit me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, qe u mbajt në Londër.

Cameron u shpreh se edhe pse mes tij dhe presidentit Rus kishte "dallime" përsa i përket qasjes së tyre rreth çështjes së Sirisë, gjithsesi të dyja palët dëshirojnë që dhuna në atje të marrë fund dhe vendi t'i rikthehet normalitetit.

"Gjatë bisedës e cila zgjati rreth 45 minuta, diskutimi rreth çështjes së Sirisë nuk ishte i lehtë, pasi Rusia është një nga vendet e cila ka dhënë mbështetjen e saj të vazhdueshme për regjimin e presidentit Assad", raportoi korrespondeti i BBC-së.

Pak kohë më parë Rusia dhe Kina ishin vendet që bllokuan rezolutën e rradhës të Këshillit të Sigurimit, që impononte masa të reja shtrënguese, me qëllim dhënien fund luftimeve në Siri.

Z. Putin tha se Britania e Madhe dhe Rusia po e shohin me vëmendje situatën në Siri dhe do të punojnë së bashku për të gjetur një "zgjidhje praktike".

Ky ishte udhëtimi i parë në Britani i presidentit Putin që prej shtatë vitesh. Gjatë këtij takimi, u diskutua gjithashtu rreth tregtisë dhe çështjes së sigurisë midis dy vendeve.

Në një deklaratë për shtyp, z. Cameron u shpreh se takimi i së enjtes synonte "forcimin e mëtejshëm" të marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe bashkëpunimin rreth çështjeve të energjisë, tregtisë dhe sigurisë.

Kryeministri Cameron dhe presidenti Vladimir Putin, do të udhëtojnë për në Lojrat Olimpike për të parë kompeticionin në xhudo.
(ed.ka/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0