Gjatë një intervite për revistën “Instyle” aktorja e mirënjohur Cameron Diaz ka deklaruar se dëshiron të adoptojë një fëmijë.
“Kurrë nuk kam thënë që nuk dua fëmijë, thjesht nuk dua tani. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por është pothuajse e sigurtë që do të adoptoj një fëmijë… ose lidhem me dikë që ka fëmijët e tij”,është shprehur Diaz. Aktorja më parë ka qenë lidhur me aktorët Matt Dillon, Jared Leto si dhe me këngëtarin Justin Timberlake, por për momentin nuk është dikush në jetën e aktores.(xh.k/shqiptarja.com)