Aktorja e njohur hollivudiane Cameron Diaz është duke shkruar librin e saj të parë. Libri do të trajtojë problemet e ushqyerjes tek të rinjtë dhe burim frymëzimi për të ka qenë vdekja e të atit në vitin 2008. 

“Gjithçka ndryshoi për Cameron kur i vdiq babai dhe që atëherë kujdeset më shumë për shëndetin e saj”, është shprehur një burim për mediat amerikane. Gjithashtu pjesë të librit do të bëhen edhe Drew Barrymore e Jennifer Lopez, të cilat do të japin këshillat e tyre.

Libri nuk do të jetë i mbushur me dieta por me këshilla për një ushqyerje sa më të shëndetshme. Pritet që aktorja të nisë të vizitojë kolegjet e Amerikës në mënyrë që të ndërgjegjësojë të rinjtë për ushqimet që duhet të konsumojnë.

(xh.k/shqiptarja.com)