Kryeministri David Cameron përgatitet të mbledhë parlamentin në seancë të jashtzakonshme nesër për të biseduar mbi pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe në sulmet ajrore kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (ISIS), sipas mediave britanike.

Asnjë konfirmim zyrtar nuk ka pohuar këtë informacion që cilësohet si spekullim i pastër nga "Downing Street". Por mediat presin një deklaratë mbi këtë çështje të kryeministrit sot në Nju JOrk, në Asamblenë e Përgjithshme në OKB.

Në një intervistë në kanalin televiziv "NBC news" dje në mbrëmje, Cameron theksoi se "lufta kundër ISIS-it është një luftë të cilës nuk i shmangesh dot. Këta njerëz duan të na vrasin. Ne duhet ta ngremë këtë koalicion, për t'u siguruar se do e shkatërrojmë këtë organizatë keqbërëse".

Sipas BBC-së, Cameron, që do të takojë homologun e tij irakian Haidar al Abadi sot në Nju Jork, do të presë përfundimin e kongresit të partisë laburiste që zhvillohet sot për të mbledhur parlamentin, duke e ditur se konferenca e konservatorëve fillon të dielën./ATSh/