Cameron: Nëse nuk mësoni anglisht
do të dëboheni nga Britani

Të gjithë emigrantët që jetojnë në Britani të Madhe, do të dëbohen nëse nuk kalojnë testin e gjuhës angleze në 1 ose 2 vjet nga hyrja në vend. Kjo është nisma më e re e Kryeministrit britanik, David Cameron, i cili tha se kjo lëvizje synon të integrojë gratë myslimane që jetojnë në Britani.

Cameron tha këtë të hënë se janë 190 mijë gra myslimane në Britani që flasin pak ose aspak anglisht dhe kjo duhet të ndryshojë, pasi sipas tij janë burrat që dëmtojnë gratë, motrat apo vajzat e tyre me kontrollin dhe mentalitetin që kanë. Ndërkohë, grupet myslimane thane se nisma e liderit britanik është “denigruese”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës, Karabina: Policia tentoi ta manipulojë, ngjarja dëshmon degradimin e shtetit! Të hetohen organet kompetente