Cameron në Prishtinë: Britania mbështetëse e madhe e së drejtës së Kosovës për t’u njohur nga të tjerët! Me rëndësi stabiliteti në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron vijon sot ditën e dytë të vizitës në Kosovë ku është pritur nga shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz.

“Britania duhet t’i përkrahë miqtë e saj në një botë me konflikte të mëdha” tha Cameron në konferencën për median me ministren Gërvalla.

Ish-kryeministri britanik tha se ata vazhdojnë të mbeten mbështetës të mëdhenj të Kosovës.

“Ne jemi mbështetës të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, të sovranitetit të Kosovës, dhe të së drejtës së Kosovës për t’u njohur nga të tjerët”, ka thënë Cameroni në konferencë për media.

Ndër të tjera vuri theksin tek stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

“Mendoj që njëra prej gjërave që e dëgjova e që është shumë e rëndësishme është rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Kjo është diçka në të cilën po investon Britania e Madhe. Është diçka tepër e rëndësishme për interesin tonë kombëtar. Jetojmë në një botë me pasiguri të mëdha, me konflikte të mëdha, dhe është një periudhë ku shtetet si ne Britania duhet t’i përkrahim miqtë tanë, të punojmë për së afërmi në aleancat tona” tha Cameron

Cameron zhvilloi edhe një takim me trupat britanikë të NATo-s në Kosovë, duke theksuar se Britania e Madhe është krenare që po ndihmon një shtet sovran dhe të pavarur, duke theksuar se në këtë mënyrë po arrihet stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të mos ngjallur konfliktet e vjetra mes shteteve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
Basha falënderon Cameron: Mesazhe të qarta në vizitën në Kosovë

 1704400326_cam696x464.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falënderoi sot përmes një mesazhi në rrjetet sociale ish-kryeministrin britanik, David Cameron për vizitën në Kosovë. Ai e ka cilësuar këtë vizitë domethënëse.

“Falemnderit David Cameron për vizitën domethënëse të nisjes së vitit në Republikën e Kosovës dhe për mesazhet e qarta në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe vlerave euroatlantike për Kosovën dhe të gjithë rajonin. Mirënjohës për rolin vital që Mbretëria e Bashkuar luan së bashku me NATO-n për të garantuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe investimin në një të ardhme më të mirë për të gjithë popujt tanë. Shqiptarët janë të privilegjuar të qëndrojnë krah një mikeje dhe aleateje si Mbretëria e Bashkuar”, shkroi Basha në rrjetet sociale.

Ora 20:55
Cameron viziton trupat britanikë të NATO-s në Kosovë: Jemi krenarë që po ndihmojmë një vend të pavarur dhe sovran

1704398207_davidcameron.PNG

Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron gjatë vizitës në Prishtinë ka takuar edhe trupat e Mbretërisë së Bashkuar që ndodhen në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar e di se po ndihmon në atë që është e drejtë dhe po luan një rol jetin në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për të shmangur shfaqjen e konflikteve të së shkuarës.

“Britania po ndihmon me të gjitha ato gjëra dhe është e drejtë që ne e bëjmë. Stabiliteti në Ballkan, siguria në Ballkan, ndalimi i atyre që duan të krijojnë stabilitet dhe të krijojnë probleme, ky është një interes i drejtpërdrejtë kombëtar britanik dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu duke falënderuar trupat tona për punën që bëjnë. Duke punuar me qeverinë e Kosovës dhe duke i ndihmuar me agjendën e tyre dhe duke e njohur këtë është një vend i pavarur sovran që meriton mbështetjen tonë teksa ata përpiqen drejt sigurisë dhe suksesit. Mbretëria e Bashkuar është krenare për mbështetjen e saj të gjatë për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe ne po luajmë një rol jetik në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor për të siguruar që konfliktet e së kaluarës të mos ndizen edhe një herë”- tha Cameron teksa vizitoi trupat britanikë.

Ora 12:52
Osmani takohet me Cameron, diskutojnë për anëtarësimin në NATO, situatën e sigurisë dhe sulmin terrorist në Banjskë

1704369135_tak.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Sipas një njoftimi të presidencës, në takim është diskutuar për raportet mes dy vendeve.

Osmani, në takim raportohet se ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë, me atë rast Presidentja Osmani e informoi sekretarin Cameron edhe për përpjekjet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktin e agresionit dhe aktin terrorist kundër Republikës së Kosovës më 24 shtator", thuhet në njoftimin e presidencës.

Osmani gjithashtu ka folur edhe për grupet terroriste të mbështetura nga Beograd.

“Në këtë drejtim, Presidentja foli edhe për grupet terroriste, të mbështetura nga Beogradi, të cilat vazhdojnë të krijojnë frikë dhe intimidim brenda komunitetit serb. Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është shembull në rajon sa i përket të drejtave të komunitetit joshumicë, ndërsa riafirmoi përkushtimin e plotë të Kosovës për ta fuqizuar çdo qytetar, pa dallim",  thuhet në njoftimin e presidencës.

 

Ora 12:15
Vizita e Cameron në Prishtinë, Kearns: Është koha që ne të gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën

1704366944_ali.jpg

Alicia Kearns

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e saj në "X" në lidhje me vizitën e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite Cameron është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kearns ka shprehur kënaqësinë në lidhje me vizitën e Cameron në Kosovë. Ajo shtoi se Britania e Madhe ka një rol të rëndesishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit. 

Postimi i plotë:

Më vjen mirë të shoh David Cameron sot në Kosovë. Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit. Është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën dhe të qëndrojmë të palëkundur me ta kundër irredentizmit.

 

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë