Cameron pret Hollande: Më
shumë bashkëpunim Britani-Francë

Cameron pret Hollande: Më <br />shumë bashkëpunim Britani-Francë
LONDER - Kryeministri David Cameron ka premtuar më shumë "bashkëpunimin" midis Britanisë dhe Francës, pas takimit me Presidentin Fransua Hollande.

Pas bisedimeve në Downing Street, Cameron tha se dy lideret europian ranë dakort se buxheti i Bashkimit Evropian nuk duhet të lejohen që të zgjerohet në nivele "të papranueshme".

Cameron shtoi se ai mbështeti vendimin për të krijuar një bashkim-bankar midis vendeve në eurozonë. Ndërsa Hollande u shpreh se ai dhe Cameron ranë dakord për çështjet më kryesore si dhe theksoi se Bashkimi Europian ka nevojë të thellohet në menyrë që t’i bëjë ballë krizave të ngjashme.

Kjo është vizita e parë e Hollande në Londër që prej zgjedhjes së tij në maj në krye të shtetit francez.

Diskutimet mes Hollonde dhe Cameron u fokusuan në krizën e borxhit në eurozonë si dhe në politikën e jashtme anglo-franceze përfshirë këtu situatat në Siri dhe Iran.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën