LONDËR - Provat e përgjegjësisë së regjimit të Assad në përdorimin e armëve kimike “janë parasyve tanë”. Siria ka përdorur armë kimike, Britania s’mund të jetë indiferente”. Ka thënë kryeministri britanik, David Cameron duke paraqitur sot në parlament mocionin për Sirinë.
Ai ka shtuar se ndërhyrja në Siri bëhet vetëm kundër armëve kimike për të mbrojtur civilët dhe se “kërkoj konsensus nga të gjithë”.
Kryeministri ka mbështetur argumentin e tij edhe me faktin se “vendimi mbi Sirinë nuk do merret vetëm nga SHBA, por nga të gjithë”.
Sipas Cameron, një ndërhyrje në Siri do të ishte e paimagjinueshme, nëse në OKB do kishte një kundërshtim me bazë të gjerë. Sipas tij, miratimi në OKB nuk është baza e vetme ligjore për ndërhyrje.
Ndërkohë, brenda javës pritet raporti i OKB-së për përdorimin e armëve kimike nga Assad.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com