Në 23 qershor do të mbahet referendumi kur britranikët do të votojnë nëse do të qëndrojnë në BE. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri britanik David Cameron i cili  e konsideroi atë si një nga vendimet më të rëndësishme  që qytetarët do të marrin.

Pas diskutimesh të gjata në samitin dyditor të Brukselit në lidhje me paketën e reformimit të BE-së dhe qëndrimit të Britanisë së Madhe, është arritur marrëveshja.

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk, njoftoi mbrëmjen e së premtes arritjen e marrëveshjes, sigurisht duke mbajtur kështu Britaninë në bllokun e vendeve europiane. Marrëveshja, siç njoftoi ai ka fituar mbështetjen unanime të të gjithë vendeve anëtare të BE-së. Londra fiton një status special në Union.
Dakortësia është për një periudhe 7-vjeçare dhe do të përfshijë ndtyshimin e traktateve të BE-së.

Ndër elementët kryesor të marrëveshjes me BE-në, janë marrëveshjet për ndihmat sociale të emigrantëve, e drejta e Britanisë për të mos u përfshirë në Eurozone, dhe premtimi se Londra do ketë një kontroll më të fortë për ligjet e hartuara në Bruksel.


Redaksia online
(Shqiptarja.com)