Cameron: Shumë pak shanse për
një referendum të dytë mbi Brexit

Cameron: Shumë pak shanse për<br />një referendum të dytë mbi Brexit
Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, David Cameron, hedh poshtë mundësinë e mbajtjes së një referendumi të dytë, pas atij të Brexit.
 
Mediat britanike theksojnë se Cameron është i vendosur të respektojë rezultatin e referendumit të 23 qershorit, ku qytetarët britanikë votuan në masën 52% "pro" Brexit, ndërsa ata që donin të qëndronin ishin 48%.
 
"Nuk mund të ketë asnjë dyshim për rezultatin. Tashmë jemi të qartë. Kabineti ra dakord këtë mëngjes se vendimi duhet të pranohet dhe procesi i zbatimit të vendimit në mënyrën më të mirë të mundshme, duhet të fillojë tani", ka deklaruar Cameron përpara deputetëve britanikë.
 
Nga ana tjetër, qytetarët britanikë vijojnë të firmosin peticionin për mbajtjen e një referendumi të dytë. Numri i firmëtarëve i takon 2 milionë qytetarë me të drejtë vote.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre