‘Çamët bashkëpunuan me nazistët’, Panariti i përgjigjet deklaratave të presidentit grek

‘Çamët bashkëpunuan me nazistët’, Panariti i përgjigjet deklaratave të presidentit grek

Edmond Panariti

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit grek Prokopis Pavlopulos se çamët kishin sjelljen e sunduesit dhe bashkëpunonin me nazistët.

Në statusin e tij, Panariti shkruan se presidenti nuk mund të akuzojë si bashkëpuntorë të nazizmit një popullsi të tërë, pasi bashkëpunëtorë ka pasur në të dyja krahët edhe nga ajo greke.

Më tej, deputeti i LSI-së, ka kujtuar masakrën në fshatin Panarit më 1914 ku edhe u vranë 374 burra, gra dhe fëmijë.

Askush atje, nuk bën përgjegjës popullin grek për këtë.

Edmond Panariti

Postimi i plotë i Panaritit:

Nuk mund të akuzosh si bashkepuntore të nazizmit një popullsi te tere z. Pavlopoulos! Sepse të tille nuk mund të jene ata mijera pleq, plaka, nuse të reja came me foshnje në krahe, të zbuar dhe perndjekur padrejtesisht nga shtepite dhe trojet e tyre. Bashkepuntore të nazizmit thoni ju ?! Sigurisht që bashkepuntore ka patur në të dy krahet... edhe te ju!! Dhe sa për të verteta historike që na duhet ti pranojme, po e filloj unë me një të tille. Kjo eshte masakra greke e 374 burrave, grave dhe e femijeve të fshatit tim Panarit në vitin 1914! Saktesisht 200 burra dhe 174 gra dhe femije të pafajshem u vrane barbarisht ! Por askush atje, nuk ben pergjegjes popullin grek për këtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben Metani: 30/09/2018 17:07

    Bravoooooo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit