Çamët dhe LZHK braktisin
Bashën në tryezën kundër drogës
PD rezolutë kundër trafikut, nëse nuk miratohet shtohen protestat e opozitës kundër qeverisë. Në fjalën e tij kryetari i demokratëve, Lulzim Basha listoi rezolutën e demokratëve për të bërë ndryshime ligjore përsa i përket emërimeve në administratë.
TIRANE- Në fjalën e tij kryetari i demokratëve, Lulzim Basha listoi rezolutën e demokratëve për të bërë ndryshime ligjore përsa i përket emërimeve në administratë. Sipas tij, nëse kjo rezolutë nuk miratohet, atëherë protestat janë e vetmja zgjidhje për të larguar kryeministrin Edi Rama.
Në rezolutën e PD-së theksohej: “1. Përgatitja e një paketë ligjore për verifikimin e integritetit dhe largimin e punonjësve të inkriminuar nga:a) Policia e Shtetit; b) doganat; c) portet, aeroportet, pikat e kalimit kufitar; d) Forcat e Armatosura të RSH; e) administratë publike. 2. Përgatitja e një pakete ligjore për vendosjen e sistemit të verifikimit për të gjithë kandidatët që do të garojnë për tu zgjedhur në zgjedhjet për pushtetin qendror apo atë vendor, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme vendore.
3. Rivendosja e moratoriumit për skafet për dy vjet të tjera. 4. Përgatitja e një paketë masash për ndërgjegjësimin e komunitetit për rrezikun imediat dhe afatgjatë nga fuqizimi i industrisë dhe trafiqeve të lëndëve narkotike në vend si dhe marrjen e masave për rritjen e pjesëmarrjes qytetare në policimin në komunitet.” Krahas kësaj, Basha në fjalën e tij akuzoi mazhorancën se nuk miraton kërkesën e demokratëve për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar personat e inkriminuar që janë futur në administratën publike.
Krahas kësaj, si përfaqësues i OJF-ve, Altin Goxhaj u ankua tek kryetari i Partisë Demokratike se mazhoranca ka bllokuar fondet nga BE-ja. Në fjalën e tij në tryezën e PD-së, Goxhaj theksoi se fondet që jepen çdo vit nga Bashkimi Europian nuk shkojnë më tek Organizatat Jo Qeveritare dhe prej kësaj është ulur edhe rendimentin i tyre në protesta.
(Në foto: Rezoluta e Partisë Demokratike)Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18