ITALI - Mediat italiane pasqyrojnë lajmin se tek Lacio janë të frikësuar për një pezullim të mundshëm të Lorik Canës pas ndeshjes së Beogradit. Sipas mediave italiane Cana rrezikon nga 6 deri në 18 muaj pezullim pasi u përfshi në përleshje me tifozët për të mbrojtur shokët e skuadrës.
Cana shtriu në tokë një tifoz për tu vetëmbrojtur por burokracia e UEFA-s mund ta pezullojë deri në një vit.
Mediat italaine ironizojnë edhe rregullat e institucionit të drejtuar nga Platini kur thonë:”Nëse Cana dënohet,kjo do të thotë se sipas UEFA-s ai duhet të qëndronte statik dhe të shihte shokët e skuadrës teksa goditeshin nga serbët”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com