Cana: E padrejtë. Balaj: Më fal
Platini për stolin që mu thye në kokë

Cana: E padrejtë. Balaj: Më fal<br />Platini për stolin që mu thye në kokë
TIRANE - Futbollistët shqiptarë të cilët u bënë pre e dhunës së tifozë serbë në ndeshjen e 14 Tetorit, kanë reaguar për vendimin e UEFA-s, për të cilin nuk kanë nguruar ta quajnë të padrejtë! Kapiteni Cani është shprehur shkurt: Kjo nuk është drejtësi. Ndërsa sulmuesi Bekim Balaj i cili u godit me stol në kokë nga huliganët serbë që hynë në mes të fushës, zgjedh të bëjë ironi me presidentin e UEFA-s Michelle Platini: “Më fal për stolin që desh e theva me kokë”. Lojtarët kuqezi u bënë pre e dhunës së huliganëve serbë në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 Tetor në stadiumin “Partizani” në Beograd, pak momente pasi mbi stadium u valëvit flamuri me hartën e Shqipërisë së madhe.

Cana: Kjo nuk është drejtësi
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, e ka komentuar fare shkurt vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s. 

“Kjo nuk është drejtësi”, ka shkruar Cana në profilin e tij në ‘Facebook’, disa orë pasi u zyrtarizua vendimi i UEFA-s që ndeshjen e ndërprerë në Beograd, e cila shkoi në favor të serbëve. 

Balaj: Më fal Platini për stolin që desh e thyeva me kokë
Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj ka shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s që i dhuroi Serbisë fitoren me rezultat zyrtar 3:0, për duelin e ndërprerë në Beograd.

Balaj, i cili u godit me stol në kokë nga një huligan serb, në mënyrë ironike e falënderoi presidentin e UEFA-s, Michel Platini, për vendimin.

“Më fal Platini për stolin qe desh e thyeva me koke, bravo Uefa”, ka shkruar Balaj në Facebook.

Meha: Do ngremë flamurin Kuq e Zi në Francë
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Alban Meha, pas publikimit të vendimit të UEFA-s në lidhje me incidentet që quan në ndërprerjen e ndeshjes në Beograd me 14 tetor, ka shprehur pakënaqësinë e tij dhe u ka premtuar tifozëve shqiptarë se do të kualifikohen dhe do ta ngrenë Flamurin Kuq e zi në mes të Francës. 

“Padrejtësia na bën me te forte, do kualifikohemi me forcat tona dhe do shkojmë ta ngrejmë Flamurin KUQ E ZI ne mes Francës,VETEM KUNDRA TE GJITHVE sa më shumë të na dënosh aq më shumë do na bashkosh”, shkruan Meha.

Xhaka: Turp, turp i botës…dhe një sharje për UEFA-n
Taulant Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Komisionit të Disiplinës, që i jep fitoren 3-0 në tavolinë Serbisë në ndeshjen kundër Shqipërisë.
Futbollisti i Kombëtares sonë thotë se kjo është e turpshme.

Ai nuk ngurron që të lëshojë edhe sharrje ndaj UEFA-s, pas revoltës për këtë vendim.
“Turp turp i botës , F*** UEFA”, shkruan Xhaka

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë