Cana: Kemi tifozët më të mirë në
botë. Berisha: Finalja me Armeninë

Cana: Kemi tifozët më të mirë në<br />botë. Berisha: Finalja me Armeninë
Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana ka mbetur i befasur nga numri i madh i tifozëve kuqezi në stadiumin e Xhenovas, por jo vetëm, pasi edhe këndimi i himnit italian nga shqiptarët ishte dicka e jashtëzakonshme që ndodh rrallë sipas kosovarit. “Tifozët shqiptarë këndonin himnin italian.

Kjo që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e futbollit. Jam shumë krenar për ata. E prisnim që të kishte shumë tifozë shqiptarë, por jo kaq shumë. Edhe lojtarët e kombëtares italiane mbetën shumë të surprizuar, pasi dukej sikur ndeshja luhej në Tiranë. Nuk kam frikë ta them, por ne kemi tifozët më të mirë në botë dhe do të provojmë të bëjmë gjithçka për ta” deklaroi kapiteni për mediat italiane.

Portieri i ekipit kombëtar të futbollit, Berisha beson se Shqipëria do të kualifikohet në 2016. “Në mendjet tona është kualifikimi, besojmë se ndeshja ndaj Armenisë mund të jenë vendimtare, ajo është si një finale për ne. Qëllimi ynë është që të arrijmë pozicionin e parë ose të dytë në grupit. Me këtë angazhim dhe dëshirë unë mendoj se ne mund të arrijmë diçka shumë pozitive’ ka deklaruar portieri për faqen e Lacios. Berisha ka qenë vendimtar për Shqipërinë këtë edicion.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë