Cana sulmon kritikët ndaj gjesteve
fetare të kuqezinjve: Anti-shqiptarë

Cana sulmon kritikët ndaj gjesteve<br />fetare të kuqezinjve: Anti-shqiptarë
Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana u kundërpërgjigjet të gjithë atyre që akuzuan lojtarët për gjestet fetare që shpalosën gjatë ndeshjes me Armeninë në “Elbasan Arena”.
 
“Nuk guxojmë të heshtim ndaj kësaj fatkeqësie, nipave të xhaxhit Enver ju pengon nëse shokët e mi falënderojnë Zotin. Po të ishin ende në pushtet do ta luftonin!
 
Islamofobia është e lidhur ngushtë me anti-shqiptarinë. Kjo del në shesh pas shfaqjes së mllefit dhe urrejtjes qoftë edhe atëherë kur kombëtarja korrë suksese.
 
Islamofobët janë edhe antishqiptarë. Ata urrejnë edhe kombëtaren edhe suksesin e kombëtares vetëm për shkak të lojtarëve besimtar të saj.
 
Në asnjë vend të Evropës që kam lozur nuk ndalohen sixhadeja as kryqi pasi që shënohet goli, por ju pengon vetëm këtyre që dëshirojnë të na përçajnë kombin”, shkroi Cana


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'