Cani-Ahmetaj bashkë, morën vesh
ndryshimet në qeveri nga Report TV

Cani-Ahmetaj bashkë, morën vesh<br />ndryshimet në qeveri nga Report TV
TIRANË - Shkarkimi i ministrit të Financave dhe zëvendësimi i tij nga kreu i dikasterit të Ekonomisë ka qenë i papritur për ta. Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj kanë qenë bashkë në një mbledhje në ambientet e ministrisë së Financave bashkë me drejtoreshën e Bankës Botërore, takim i cili kishte filluar në orën 10:00. Por vetëm 50 minuta më vonë, në 10:50, dy ministrat mësuan përmes titrave në Report TV, se Cani ishte shkarkuar nga ministria e Financave, e që kolegu Ahmetaj do të merrte postin e tij.
 
Report TV ishte televizioni i parë që dha lajmin për ndryshimet e fundit në qeveri. Publikimi i lajmit ka sjellë një mori telefonatash në celularët personal të dy ministrave, ku nuk mungonin urimet por edhe pyetjet për të mësuar më shumë rreth arsyeve të këtij vendimit.  Edhe këshilltarët e ministrave përballë interesimit të mediave,  kanë përgënjeshtruar disa herë lajmin, pasi asnjë nga ta nuk kishin dijeni për vendimin. Burime brenda mbledhjes thanë se drejtoresha e Bankës Botërore nuk u vu në dijeni për lëvizjet në fjalë, ndërsa me mbarimin e takimit në orën 11:15 secili nga ministrat ka vijuar axhendën e tij personale.
 
Edhe këtë paradite, ministri i shkarkuar i Financave, ka zhvilluar mbledhjen e zakonshme me drejtuesit e këtij institucioni në orën 08:30 për të planifikuar punën e javës, çka dëshmon se ai nuk kishte dijeni për lëvizjet që do pasonin.
 
Ndërkohë ministri Ahmetaj ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit këtë paradite, ku ka shmangur komunikimin me mediat. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat