Çani i dhuron fitoren Partizanit

Çani i dhuron fitoren Partizanit

Falë një goli të Edgar Çanit Partizani ka arritur që të fitojë dje duelin e vështirë ndaj Flamurtarit. Të kuqtë kanë fituar 1-0 ndaj rivalit direkt dhe tani e shohin veten në vendin e katërt, vetëm 3 pikë larg vendit të tretë, që të çon në Europë. Ndeshja fillimisht nuk ka pasur ritëm të lartë për shkak edhe të terrenit të rënduar nga reshjet, por edhe se të dyja ekipet ishin mjaft të kujdesshme. Ato pak raste që u krijuan nuk u shfrytëzuan nga dy ekipet dhe pjesa e parë u mbylll me rrjeta të paprekura. Si vendas Partizani ishte më kërkues për pikë ndaj trajneri Dalipi aktivizoi që në fillim të pjesës së dytë Edgar Çanin në vend të Bardhit. Sulmuesi shtatlartë më në fund shënoi golin e parë në Superiore, në minutën e 54-t, duke i dhënë trajektoren e duhur topit me kokë.

Edhe në minutat e mbetura, ishte Partizani, skuadra që kontrolloi lojën dhe pati edhe 2-3 mundësi të tjera shënimi, me Çanin dhe Trashin, por që u ndalën nga portieri vlonjat, Sali. Nga ana tjetër, Flamurtari e pati të pamundur të reagojë ashtu si duhet, për të shmangur humbjen në ‘Selman Stërmasi’. Pas javës së 26 Partizani ngjitet në vendin e 4-t të renditjes, me 39 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e 5-të me 37 pikë, po aq sa ka edhe Luftëtari i vendit të 6-të.

Edgar Çani
Pas ndeshjes autori i golit të fitores së Partizanit, Edgar Çani është shprehur i lumtur për suksesin personal edhe të skuadrës. Çani që ishte cilësuar si një nga blerjet më të bujshme të merkatos së të kuqve ka shënuar dje golin e tij të parë në kampionat me Partizanin, kjo pasi ai prej shumë kohësh nuk luan për shkak të një dëmtimi. Sulmuesi premton se do të përpiqet që në ndeshejt e mbetura të ndihmojë sa më shumë ekipin e tij.

“Jam shumë i kënaqur pasi në gjithë këto muaj që kam ndenjur jashtë, kam punuar shumë dhe me durim. Më në fund erdhi edhe goli, që i dha 3 pikët skuadrës dhe jam i lumtur. Po punojmë që të rikthehem në formë plotësisht dhe të shohim. Po punoj mirë dhe besoj sa më shpejt. Tani unë jam një sulmues më shumë në dispozicion të ekipit dhe do mundohem të jap kontributin tim. Në planet e fillimit, do të isha sulmuesi kryesor, por dëmtimi na penalizoi dhe tani dua të shijoj rikthimin”, ka deklaruar Edgar Çani.

d.b/shqiptarja.com
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën