Cani: Informuam biznesin para
aksionit, s’kapëm asnjë ‘gafil’
Ministri i Financave Shkëlqim Cani i pranishëm në këtë konferencë, bëri një panoramë të detajuar që nisja e fushatës sensibilizuese muaj më parë e deri në nisjen e aksionit në muajin shtator.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani i pranishëm në këtë konferencë, bëri një panoramë të detajuar që nisja e fushatës sensibilizuese muaj më parë e deri në nisjen e aksionit në muajin shtator. Sipas ministrit, asnjë biznes "nuk u kap gafil", pasi gjithçka ishte e paralajmëruar më parë dhe të gjithë bizneset kishin kohën e mjaftueshme të formalizoheshin, në radhë të parë duke u regjistruar. “Në gusht doli kryeministri dhe shpalli që në shtator do të fillojë fushata. Pse tani? Ja pse tani, sepse bëmë gjithë këtë punë përgatitore donim që po e them me gjuhën popullore: “mos me kap në gafil” asnjërën palë. E dimë që është vetëdeklarimi i cili pati rezultate të kënaqshme gjatë 2014, pati atë rënien e vet gjatë vitit 2015 për faktorë nga më të ndryshmit.
Tani jemi këtu ku jemi secila palë duhet ta mirëkuptojë njëra-tjetrën. Na thonë sikur ishit të papërgatitur, ju ra mëndja për këtë çështje. Strategjia është pjesë e financave publike, një strategji që shtrihet deri në vitin 2020 dhe kemi pjesë thelbësore si strategji në financat publike. Por edhe nga ana operacionale, e kemi filluar që në nëntor është paraqitur drafti i parë, pastaj ka qenë fundi i shkurtit me dalje publike ku kam përmendur 5 sektorët më me risk në këtë plan operacional. Nga marsi dhe në fund qershor ne kemi përgatitur planin operacional të detajuar për administratën”, tha Cani. Për kreun e Financave, në Shqipëri janë afërsisht 12 reforma që janë në rrugë, dhe formalizimi i biznesit është bashkërenduar me të tjerat.
‘Reforma e energjisë është edhe më e thjeshtë, kurse kjo që ka të bëjë me biznesit është shumë më e kualifikuar, aq sa edhe pa zhurmë pa u ndjerë mund t’ju duket shifër që ju çudit. Vetëm gjatë 8 muajve të vitit 2014 dhe 2-3 muaj të 3015 ne kemi bërë trajnime të administratës tatimore e doganore mbi 50 herë të atyre trajnimeve që janë bërë 3 vite më parë”.
Ahmetaj: Prej formalizimit, 200 mijë vende të reja punePër ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Arben Ahmetaj formalizimi i ekonomisë krijoi 200 mijë vende të reja pune. Sipas tij, aksioni kundër informalitetit nuk ishte i njëanshëm, por një operacion i bashkërendoi që ka sjellë rezultatet e para pozitive në ekonominë kombëtare. “Ky operacion dështon nëse do të ishte i njëanshëm, dhe kemi qenë të qartë që nuk duhet të ishte një operacion represiv por në bashkëpunim me të gjithë aktorët, dhe ashtu rezultoi, shifrat janë domethënëse. Po të ishin të papërgatitur do vinim t’ju kapnim gafil. U ulëm u përgatitëm, në themel është deklarimi vullnetar. Kur erdhëm premtuam 300 mijë vende pune, vende këto në funksion të biznesit se është fuqi konsumatore, fuqi blerëse dhe është në themel të betejës për të sunduar ligji.
Sot rezultojnë 200 mijë vende pune të reja dhe të regjistruara, formale”, u shpreh Ahmetaj. Sipas tij, në dy muaj ky operacion ka ngulitur besimin tek të gjithë që kjo qeveri është serioze. “218 mijë vende pune në 2 muaj të formalizuara, të deklaruara, dhe kjo shkon në themel të rritjes ekonomike. Aksioni kundër informalitetit ka dhënë rezultatet e para”, tha ai.
Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56