/ATSH/- Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha të enjten në seancën plenare të Kuvendit, ku po diskutohet dekreti i Presidentit për ligjin "Për huamarrjen shtetërore" se, ligji i buxhetit e ka të përcaktuar nivelin maksimal të borxhit dhe qeveria do ta respektojë atë.
Sipas tij, ligji synon të përmirësojë kuadrin ligjor shqiptar lidhur me huamarrjen për ta përshtatur me kërkesat e vendit, por edhe në raport me kuadrin ligjor ndërkombëtar. "Ligji nuk mund të rrijë statik i të metave të së shkuarës. Duam të ulim koston e huamarrjes sepse ky popull nuk e meriton të paguajë kosto të larta për borxhin publik", deklaroi Cani. Kuvendi, tha ai, do të japë vulën për kreditë. Ai foli edhe për letërkreditë për të cilat opozita e ka akuzuar se ka rritur fiktivisht nivelin e investimeve publike në fund të vitit 2014. Cani tha se, gjithçka është e bazuar në ligj. Ju, akuzoi Cani opozitën, e rrënuat Shqipërinë dy herë, në vitin 1997 dhe në vitin 2013.
/Shqiptarja.com