Cani: 4 mln euro kursim ekonomisë
 nga marrëveshja e Rapiscan   

Cani: 4 mln euro kursim ekonomisë<br /> nga marrëveshja e Rapiscan   
TIRANË - Ministri i Ekonomisë, Shkëlqim Cani gjatë fjalës së tij në Paralment për ndryshimin e marrveshjes me Rapiscan për skanimin në dogana tha se është mjaft favorizues për biznesin shqiptar. 

Cani tha se për 15 vitet e ardhshme pagesa e bizneseve në dogana nuk do të jetë më shumë se 22 euro për deklaratë, shumë e cila ka premise që të ulet, ndërsa për deklaratat me më pak se 1 mijë euro do të jetë 5 euro

“Biznes është ai që ka interes nga miratimi i kësaj marveshje. Me biznesin çfarë ndodh? Pagesa do të kryhet në bazë të deklaratave doganore. Për 15 vite pagesa do të jetë jo më shumë se 22 euro për deklaratë e cila ka premise që të ulet. Deklaratat më pak se 1 mijë euro do të paguajnë 5 eur. Dhe nëse ka deffiçensa në vitet e para buxheti do mbulojë të ardhurat. Për qytetarin kjo ishte një kontratë pa limit, pa fund. Kjo do zgjaste nëse skaneri i fundit nuk do të vihej në punë. Do ishte pa fund edhe nëse pala investuese nuk do të merte shumën që i takonte”, - tha Cani.
 
Sipas Canit me këtë marveshje i është kursyer ekonomisë shqiptare nga 100-400 millionë euro në varësi të numrit të deklaratave doganore në vijim. Edhe pse sipsas tij faktet e deritanishme tregojnë se ka më shumë mundësi që kursimi të jetë më shumë afër 400 milionë euroshit.

“Me këtë marveshje i është kursyer ekonomisë nga 100-400 millionë euro në varësi të numrit të deklaratave doganore në vijim. Faktet e deritanishme japin më shumë mundësinë që kursimi të jetë më shumë më afër 400 milionshit.Janari i vitit të ardhshëm do të vijë me 510 mijë kontrata të reja. Tempi i rritjes është përshpejtuar akoma më shumë. Unë them prap që më mirë të jemi me këmbë në tokë e të mos spekulojmë”, - tha ai.

Teksa ka akuzuar opozitën e cila sipas tij e miratoi shumë shpejt këtë kontratë. Kjo ishte arsyeja që sipas tij miratimi i kësaj kontrate u vonua 2 vite, por nuk mund të miratohej një kontratë e cila kishte 1 mijë pikpyetje. Cani tha që sot rritja është 20 % ndërkohë që rritja kur këta e kanë marë ka qenë vetëm 5%.

“Kontrata nuk u prish sepse nga pikëpamja ligjore ajo ishte e kopsitur. Ishte e qartë që çdo prishje ishte me zarar ndaj gjithçka shkoi mirë. 360 milion dollar na kërkonin penalitet nëse kontrata do të prishej.Ne vërtet humbëm 2 vjet por nuk mund të miratonim një kontratë që ishte me 1 mijë pikpyetje dhe që u miratua në kohë rekord. Ne nuk e lamë tarifën, ne e gjetëm aq sa e latë ju dhe ne e përgjysmuam. Ne thamë që punuam edhe për palën kosovare sepse ishte një kërkesë edhe po ato dhe punuam njësoj si për ne edhe pë rata. Dhe e dini cila ishte përgjigja: Lëreni Kosovën. Ne do ti çojmë në fund të gjitha projektet të cilat kemi me kosovën dhe do të punojmë njësoj edhe për to.
Shqipërinë në '97 nuk e ktheni dot. Po ndodh e kundërta. Po ballafaqoheni me realitete dhe kemi marë 5 % rritje dhe sot është gati 20 % rritja”
, - tha Cani në fund të fjalës së tij.
 
Kjo marrëveshje miratohet për herë të dytë, pasi qeveria u tërhoq nga vendimi për anulimin e koncesionit të skanimit të kontenierëve në dogana. Rinegociimi i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë, mundëson ofrimin e shërbimit kundrejt disa kushteve të reja, sipas të cilave, biznesi do të paguajë më pak për shërbimin e skanimit të kontenierëve.
 
Referuar relacionit të projektligjit, ndryshimi i kushteve të kontratës për kompaninë sjell jo vetëm shmangien e një gjyqi në arbitrazhin ndërkombëtar, por mundëson edhe uljen e kostos së kontratës me 108 milion euro. Në Gjykatën e Arbitrazhit, kompania “Rapiscan” kishte kërkuar dëmshpërblim 350 milionë euro nga pala shqiptare.

Ervin Bushati: S’heqim dot koncesionin, por ulim taksën për biznesin
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati gjatë fjalës së tij në Parlament për ndryshimin e taksimit të skanimit të doganave duke ulur taksën e shërbimit që i është dhënë me koncesion shoqërisë Raspiskan deklaroj se qeveria nuk ndalet nga pamundësia për të anuluar koncesionin.

Sipas tij edhe pse i pamundur anulimi i koncesionit të firmosur nga qeveria Berisha, të cilin ai e vlerëson si jo korrekt, qeveria aktuale ka gjetur një zgjedhje duke ulur taksën çka do të sjellë uljen e saj me rreth 45 % .

“Diskutojmë një ligj që do të ulim taksat për bizneset që kalojnë mallra përmes doganave. E dimë që nuk mund ta heqim dot të gjithë, por edhe përgjysmimi i saj është përfitim. Ka disa arsye pse duhet të jemi më tepër favorizues për Biznesin. Kemi një klimë të mirë, Qeveria s’mund të tërhiqet nëse nuk mund ta zhbëjë një koncesion.” –tha Bushati.
 
Më tej ai vlerësoj opozitën e cila sipas tij ka kaluar në diskutimet teknike duke lënë pas diskutimet për zgjedhjet lokale.

“Opozita ka kaluar në diskutime teknike, pas zgjedhjeve e kaluan vetëm me një seancë deklaratat politike. Sot i janë kthyer një diskutim normal. PD të bëjë analizën e humbjes dhe të merren me pr/ligje që ndihmojnë shqiptarët.”- tha Ervin Bushati.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Lufta Izrael-Hamas/ Media: 3 të vdekur dhe 12 të plagosur në sulmin izraelit në Beit Lahia

Lufta Izrael-Hamas/ Media: 3 të vdekur dhe 12 të plagosur në sulmin izraelit në Beit Lahia