Ky koncesion që iu dha kompanisë "Rapiskan System Inc", u kundërshtua nga biznesit për shkak të tarifave të larta. Cani u shpreh gjatë diskutimeve në komision se, negociatat me kompaninë nuk shkuan mirë por çështja u zgjidh para se Gjykata e Arbitrazhit të shprehej.
“Nga bisedimet e dyta u arrit që të negociohej jetëgjatësia e koncesionit. U ra dakord për një çmim fiks, ku pala amerikane në krye të 15 viteve do të marrë një shumë të caktuar dhe u fiksua që në vitin e parë të punës pala amerikane të marrë 11.3 milionë dollarë në vit”, u shpreh Cani gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve..
Në fund, të afatit të koncesionit kompania do të marrë një shumë prej 200 milionë euro. Ministri i Financave u shpreh gjithashtu se, bizneset do të paguajnë më pak për deklarata doganore, nga 39 euro në 22. Për deklarata nën 1000 euro do paguajnë vetëm 5 euro.
Deputeti i PD-së, Arben Ristani gjatë diskutimeve në komision tha se qeveria shqiotare ka paguar 500 mijë euro për kompanisë e bashkëshortes së ish-kryeministrit britanik, Toni Bler.
Bashkim Fino ka ndërhyrë duke thënë se opozita duhet të jetë e intereduar për kursimin e 180 milionë eurove nga rishikimi i koncensionit.
Cani ka ndërhyrë duke thënë se, në marrëveshjen e parë u gabua me afatin e kontratës.
Ndërsa, Eduard Halimi ka ironizuar deklaratën e Ramës në vitin 2013 kur u firmos kjo kontratë, kur tha se do ta anulonte.
Fino tha se kontrata e qeverisë “Berisha” ishte abuzive dhe i kërkoi kthimin e kontratës. “Unë jam për ta kthyer kontratën dhe të paguajmë gjobën 360 milionë euro.
Ju ministër jeni i vonuar që nuk keni dërguar dosjen në prokurori”, u shpreh Fino.
Edhe kreu i komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj deklaroi se nuk mbështet dhënien e një koncensioni të tillë.
Pavarësisht kësaj, në fund të diskutimeve projektligji u miratua ku Halimi dhe Bylykbashi abstenuan ndërsa Ristani votoi kundër.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)