Cani: Pritshmëria e qeverisë për
'Crown Agents' e lartë, duhet kohë

Cani: Pritshmëria e qeverisë për<br />'Crown Agents' e lartë, duhet kohë
TIRANE - Ministri i Financave, Shkëlqim Cani thotë se pritshmëritë nga “Crown Agents” për asistencën në dogana në mbledhjen e të ardhurave kanë qënë të mëdha. Duke iu referuar letrës së dërguar për FMN-në nga qeveria, ku shprehet zhgënjimi për për kontratën 8 milionë euro me “Crown Agents”, numri një i finacave tha se kjo letër nuk është interpretuar mirë.
 
“Pritshmëritë kanë qenë të mëdha dhe nuk e kemi mbajtur të fshehtë këtë fakt. Por ne jemi shprehur qartë që është çështje kohe. Ka vend për përshpejtim të veprimit dhe të efekteve nga “Crown Agents”, do shikoni kur të nxjerrim konkluzionet që ka edhe fusha dhe veprime që mund të ishin bërë shumë më mirë nga të gjitha palët edhe nga Doganat edhe nga Crown edhe Ministria e Financave. Mënyra e të punuarit në 25 vjet nuk mund të ndryshojë nga Crown Agents në pak muaj pasi do kohën e vet, por pritshmëria ishte më e madhe edhe për këtë pjesë të vitit”, u shpreh ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë konferencë ku prezantoi zv.ministren Irena Beqiraj në krye të Doganave, si të komanduar deri në caktimin e drejtuesit të ri, pas dorëheqjes së Elisa Spiropalit.
 
Në letrën e shkruar nga Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe zëvendës Guvernatorja e BSH-së Elisabeta Gjoni, ditë më parë theksohet se bashkëpunimi me “Crown Agents” do të vazhdojë.
 
Megjithatë aty  theksohet se rritja e madhe e të ardhurave që pritej në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes nuk është realizuar ende dhe, sipas saj, problemi qëndron në zbatimin jo-konsistent të rregullave dhe procedurave të vlerësimit, por edhe informalitetit.

Viti që kaloi u mbyll me një mosrealizim prej 8.1 përqindësh në mbledhjen e akcizës, njerës prej taksave më të rëndësishme të buxhetit. Nga ana tjetër, edhe taksa doganore pati një mosrealizim në masën 1.5 për qind. Të dy këto të ardhura janë detyrë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila me sa duket, nuk ka realizuar mirë funksionin e vet. 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja. com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare