Cani: Shqipëria në tregjet Europiane  
do kërkojë borxh deri në 500 mln euro

Cani: Shqipëria në tregjet Europiane  <br />do kërkojë borxh deri në 500 mln euro
Shqipëria do të jetë në tregjet kryesore Europiane nga nesër dhe për 3 ditë të tjera për të kërkuar të marrë një borxh që varion nga 300­ 500 milionë euro. Vetë ministri Shkëlqim Cani e bëri të ditur këtë në një konferencë për shtyp të paradites së sotme, 26 shtator 2015.

“Nuk jemi në ngut që të pranojmë çdo kusht” tha Cani, ndërsa nënvizoi se një veprim i tillë nuk do të rrit nivelin e borxhit por ky i fundit do të zhvendoset nga borxhi i brendshëm në borxh të jashtëm.

“Ende nuk jemi në vendimmarrje por kjo nuk do të thotë që ne nuk po ecim me variantin A
. Ne do të vijojmë për të dalë në treg për të marrë hua. Është bërë njoftimi që ka dalë në tregun ndërkomëbtar. Më datën 28 shtator, pra nesër, pasnesër, për katër ditë do të jemi në tregjet kryesore europiane. Pothuajse kemi ndarë mendjen me euro. Ende nuk mund tju them a do ta marrim apo jo pasi do të jemi nën gjykim. Nëse do të gjykojmë që normat e interesit janë për ta marrë Eurobondin, sepse shlyerja e Eurobondit në nëntor përfundon dhe ne kemi para për ta shlyer kështu që nuk jemi në ngut apo presion të madh. Nuk jemi në ngut që të pranojmë çdo kusht. Nuk është vendosur 300 apo 500 milionë euro. Dëshira është të shpëtojmë tregun e brendshme që të mos ndërhyjmë në kredidhënie që ti lëmë hapësirë për biznesin privat. Të hiqet meraku që rritet borxhi. Edhe po e morëm 500 milionë euro do e zhvendosim nga borxhi i brendshëm në borxh të jashtëm, nuk kemi probleme me nivelet e borxhit”, tha ai. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Frymëzimi, provokimi dhe historia! Senna, Imola dhe 1 maji tridhjetë vjet më vonë

Frymëzimi, provokimi dhe historia! Senna, Imola dhe 1 maji tridhjetë vjet më vonë