Cannon-politikanëve: Faktoni akuzat
 për Crown Agents ose tërhiquni

Cannon-politikanëve: Faktoni akuzat<br /> për Crown Agents ose tërhiquni
TIRANË - Akuzat e artikuluara në media nga politikanë dhe analistë shqiptarë kundër kompanisë britanike Crown Agents kanë sjellë reagimin e ambasadorit britanik Nicholas Cannon.
 
Përmes një deklarate të shpërndarë në mënyrë elektronike për mediat, ambasada britanik kërkon që akuzat e hedhura ndaj kompanisë për korrupsion të faktohen dhe t;i dërgohen autoriteteve kompetente, në të kundër të tërhiqen. Përderisa, asgjë e tillë nuk ka ndodhur nga shtatori i 2013-ës kur janë hedhur akuzat, - ambasada britanike e sheh këtë si fakt se akuzat nuk janë të besueshme.
 
“Politikanë të caktuar shqiptarë kanë hedhur vazhdimisht që prej shtatorit 2013, akuza për korrupsion ndaj Crown Agents. Gjatë gjithë kësaj kohe, ata asnjëherë nuk i kanë mbështetur akuzat e tyre me fakte konkrete. Në këto rrethana, gjëja e duhur për t’u bërë është ose faktimi akuzave ose tërheqja e tyre. Në fakt, duket qartë që këto akuza nuk janë të besueshme dhe duhet të mos merren parasysh nga Parlamenti dhe opinioni publik”, thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës britanike.
 
Crown Agent u kontraktua nga qeveria shqiptare për asistencë në dogana në mbledhjen e të ardhurave

Njoftimi zyrtar i ambasades britanike
Gjatë ditëve të fundit, disa politikanë dhe komentues shqiptarë kanë artikuluar në shtypin e shkruar dhe atë elektronik, akuza të rënda për praktika korruptive ndaj një kompanie britanike, Crown Agents.
 
Qeveria britanike i trajton çështjet e korrupsionit me shumë seriozitet. Korrupsioni në biznes, përfshirë edhe kompanitë britanike që punojnë jashtë Mbretërisë së Bashkuar klasifikohet si krim sipas UK Bribery Act (legjislacionit britanik mbi mitmarrjen).
 
Çdo provë për korrupsion të kryer nga një kompani britanike duhet të sillet në vëmendjen e Policisë Britanike, qoftë drejtpërdrejtë, qoftë përmes kësaj Ambasade. Crown Agents është një kompani e respektuar britanike, e cila ka qenë më parë një agjenci e qeverisë britanike dhe shumë nga stafi i saj janë ish-zyrtarë të qeverisë. Një prej ministrave në qeverinë e tanishme është pjesë e Bordit Menaxhues të Crown Agents.
 
Nga ana tjetër, politikanë të caktuar shqiptarë kanë hedhur vazhdimisht që prej shtatorit 2013, akuza për korrupsion ndaj Crown Agents. Gjatë gjithë kësaj kohe, ata asnjëherë nuk i kanë mbështetur akuzat e tyre me fakte konkrete.
 
Në këto rrethana, gjëja e duhur për t’u bërë është ose faktimi akuzave ose tërheqja e tyre. Në fakt, duket qartë që këto akuza nuk janë të besueshme dhe duhet të mos merren parasysh nga Parlamenti dhe opinioni publik.

Redaksia Online
(Gre.M.Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi