KAVAJË - "Ditët e fundit të pushtetit, drejtoritë kryesore në Kavajë po përpiqen të emërojnë njerëz në vende pune në këmbim të ryshfeteve të majme, si dhe duke mbyllur dosje pa respektuar afatet ligjore".

Këtë denoncim bën deputeti i PS në Kavajë, Parid Cara në faqen e tij në Facebook, duke shtuar se "ky fenomen vihet re kryesisht në Zyrën e Drejtorisë Arsimore, Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ALUIZNI-t etj".

Deputeti socialist ka bërë të ditur se pas 16 shtatorit do shqyrtohet çdo praktikë korruptive.

"Ju bëj thirrje të mos bini pre e emërimeve efektive, sepse pas datës 16 shtator do shqyrtohet çdo praktikë korruptive në emërime apo edhe në përpilimin e dokumentacioneve të parregullta", përfundon komentin Parid Cara.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)