Punonjësit e bashkisë
Krybashkiaku i Himarës ka reaguar në lidhje me çarjen e murit të ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec më 16 janar.
Përmes një postimi në Facebok Tavo shprehet se të gjithë të prekurit do të ndihmohen brenda të gjitha mundësive që lejon ligji për dëmshpërblimet.
Më tej ai ka theksuar se po ndërhyhet në hapjen e grykëderdhjes së lumit dhe devijimin e ujit në shtratin e tij.
Postimi i Plotë i Vangjel Tavos:
Ditën e 16 janarit 2025, më shumë se 15 mijë m/3 ujë u shkarkua nga ujëmbledhësi i hidrocentralit të fshatit Sasaj, në zonën e Bunecit për shkak të çarjes së digës.
E gjithë sasia e ujit mbushi përrenjtë dhe mori përpara gjithçka. Fatmirësisht nuk pati humbje jete por sasia e madhe e ujit shkaktoi dëme të mëdha në disa ndërtesa e biznese të asaj zone, bllokoi rrugën nacionale Sarandë-Himarë në zonën e Bunecit, për më shumë se dy orë, dëmtoi pemë dhe shkaktoi rrëshqitje gurësh të madhësive të ndryshme. Vërshimi i ujit vijoi edhe drejt plazhit të Bunecit, duke dëmtuar kabinën elektrike.
Në përgjigje të gjendjes së krijuar, Bashkia Himarë u ndodh menjëherë në vendin e ngjarjes për të monitoruar situatën e krijuar.
Në ndihmë për hapjen e rrugës shkuan edhe zjarrfikësit e Himarës, pasi një çift turistësh të huaj me dy fëmijë mbetën të bllokuar në këtë zonë.
U ngrit menjëherë komisioni i konstatimit dhe evidentimit të dëmeve dhe filloi puna duke inspektuar e parë nga afër të gjitha subjektet e dëmtuara.
Paralelisht, strukturat e Bashkisë Himarë me përfaqësues nga sektori i emergjencave, Drejtoria e Bujqësise, Pyjeve, Kullotave dhe Ujitjes, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, koordinuan punën në terren me mjete motorike për zhbllokimin e urave me qëllim largimin e tyre nga bizneset dhe banesat. Në një kohë të shkurtër u bë i mundur largimi i inerteve dhe mbeturinave të tjera në disa ura.
Nga konstatimi në vend i dëmeve rezultoi se 2 subjekte kanë demtime mbi 90%, 3 të tjera në mbi 30% por dhe subjektet e tjera kanë dëme si në infrastrukturën e jashtme ashtu edhe në atë të brendeshme.
U mundësua ardhja e një mjeti (skrep) më të madh që të ndërhyet në hapjen e grykëderdhjes së lumit në det dhe devijimin e ujit në ëtin natyral.
Pavarësisht se parashikojmë se do të duhet kohë që gjendja t’i kthehet plotësisht normalitetit, Bashkia Himarë është e përkushtuar dhe do u gjendet pranë banorëve për të kthyer në gjendjen e mëparshme zonën e dëmtuar por dhe do të ofrojë ndihmesë brenda të gjitha mundësive që lejon ligji për dëmshpërblimet.
Situata vazhdon të jetë nën monitorim dhe Sektori i Emergjencave dhe Bashkia Himarë ndodhet në terren duke punuar për kthimin në normalitet.
Lajmi kryesor: