Carla Del Ponte: Do rikthehesha në
Hagë për të gjykuar krerët e UÇK-së

Carla Del Ponte: Do rikthehesha në<br />Hagë për të gjykuar krerët e UÇK-së
BEOGRAD - Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, ka thënë se do të ishte e gatshme të kthehej në Hagë për të përfaqësuar aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së.

E pyetur nëse e shikon nevojën që të rikthehet përsëri në sallën e gjyqit për të paraqitur një padi kundër udhëheqësve të UÇK-së në sallën e gjyqit, Del Ponte i është përgjigjur pozitivisht gazetës për 'Novosti' të Beogradit,

Duke folur për raportin e publikuar këtë të javë të prokurorit Clint Williamson për hetimin e trafikimit të organeve, Del Ponte është shprehur se do ta ketë të vështirë për të provuar se tregtia e organeve e serbëve dhe romëve të grabitur apo edhe të tradhtarëve ka ndodhur. Ndërsa pika kryesore që pengon këto hetime është se trupat e viktimave nuk janë gjetur kurrë.

Ndërkohë që lidhur me spekulimet se edhe Hashim Thaçi do të jetë mes të akuzuarve, Del Ponte tha se nuk mund t’u jap një përgjigje pasi nuk është në dijeni se në çfarë pike kanë arritur hetimet, por një gjë është e sigurt se hetuesit tashmë i kanë identifikuar të dyshuarit.
 
Gjithashtu ajo shtoi se mbledhja e provave ka përfunduar. Del Ponte shprehu besimin se një gjyq për krimet e luftës mund të zhvillohet vitin e ardhshëm, duke theksuar se “kjo do të varet nga vullneti politik në Kosovë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje