Carlo Ancelotti: 2014, viti i Realit
të Madridit pasi fituam gjithçka

Carlo Ancelotti: 2014, viti i Realit<br />të Madridit pasi fituam gjithçka
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se viti që po lëmë pas ka qenë i madrilenëve. Reali i Madridit fitoi Champions League, Kupën e Mbretit, Super Kupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve. “Në 2014 nisëm një cikël që mund të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e Realit të Madridit.

La Decima ishte kurorëzimi i një ëndrre, kur e fituam isha i lumtur pasi ishte një objektiv i arritur falë punës së të gjithëve. Ishte një motivim i jashtëzakonshëm. Merituam edhe trofetë e tjerë që fituam dhe mendoj që nëse vazhdojmë me këtë ritëm që kemi nisur edhe edicionin e ri, do të përsërisim sërish suksesin” deklaroi Anceloti.

Aktualisht Reali është në vendin e parë në kampionatin spanjoll, teksa këtë edicion ka arritur 22 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet, 2 më pak se rekordi botëror, ndërsa Ronaldo po kalon një formë shumë të mirë.

Portugezi ka shënuar 25 gola duke ecur me një ritëm të jashtëzakonshëm që premton thyerjen e rekordit të Mesit me 60 gola në kampionat brenda një edicioni. Trofeu i radhës për madrilenët pritet në muajin Janar, teksa Ronaldo është i favorizuar për “Topin e Artë”.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit