Carlo Bollino: Italia të rikthejë solidaritetin e 10 muajve më parë, duke i ofruar pak nga vaksinat e saj Shqipërisë

Carlo Bollino: Italia të rikthejë solidaritetin e 10 muajve më parë, duke i ofruar pak nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gazetari Carlo Bollino përmes një statusi në Facebook ka apeluar që Italia të rikthejë solidaritetin që Shqipëria i dha asaj kur pandemia e kishte 'gjunjëzuar' para 10 muajsh prej pandemisë.

Bollino shkruan se tashmë Italia duhet t'i vijë në ndihmë Shqipërisë me vaksinat anti-covid, me 450 mijë doza të të cilave italianët i perfitojnë cdo javë. Gazetari Bollino shprehet se Shqipëria për shkak të një diskriminimi të tmerrshëm në shpërndarjen, në të cilën ka pjesë përgjegjësie edhe Bashkimi Europian, ka mbetur ende pa vaksina, ndërsa Italia ka nisur vaksinimin.

Sikur 1000 doza të jepeshin për Shqipërinë çdo javë nga Italia, shkruan Bollino, ajo do të tregonte se fjala solidaritet dhe mirënjohje ekzistojnë edhe në kohë pandemie.

"Në muajin mars, kur Italia ishte në kulmin e emergjencës Coronavirus, Shqipëria vuri në dispozicion 30 mjekë dhe infermierë duke përfituar nga disponibiliteti i burimeve profesionale të papërdorura në frontin e pandemisë. Dhjetë muaj më pas, Italia ka nisur vaksinimet anti-Covid ndërsa Shqipëria për shkak të një diskriminimi të tmerrshëm në shpërndarjen, që i jep prioritet vendeve më të pasura (në të cilën ka pjesë përgjegjësie edhe Bashkimi Europian), ka mbetur ende pa vaksina. Dhe do t’i duhet të presë akoma 3 javë për të marrë dozat e para.

Ndërkohë më të brishtët vazhdojnë të vdesin.  A nuk do të ishte ky momenti që Italia të shkëmbente në mënyrë konkrete dhe të prekshme solidaritetin e marrë dhjetë muajve më parë?

Italia ka marrë mbi 450.000 doza vaksinash në javë, por deri tani ka mundur të bëjë më pak se 10 %. Do të mjaftonte të jepte 1000 doza në javë për Shqipërinë, për të filluar imunizimin që tani të personelit mjekësor, të mësuesve, të policëve, të moshuarve…

Do të ishte vërtetë shumë bukur të zbulonim se fjala solidaritet dhe fjala mirënjohje ekzistojnë edhe në kohë pandemie!", shkruan Bollino

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vaksina: 04/01/2021 01:35

    Ne Usa u pezullua gjylperaaa o popull !! Zvicra I ka bllokuar !! Sa I besoni lajmeve !! Zgjohuuu ...

    Përgjigju
  • E VERTETA: 03/01/2021 21:20

    .....asnjehere, pas 1991 nuk na ka munguar ndihma dhe perkrahja e qeverive dhe populli italian!!!!! RESPEKT PER KETE POPULL VITAL DHE HUMAN!!!!!

    Përgjigju
  • Shkodrani: 03/01/2021 19:25

    Po sikur të ishte mirë që vendet e varfëra të shohin pasojat që po sjell vaksina në vendet e pasura? Dmth të shohim në vendet e BE-së eksperimentimin masiv që po bëjnë me këto vaksina? Non tutti i mali vengono per nuocere sig. Bollino. Sikur BE të imunizohet si tufë, kjo do të ishte mirë për të gjithë. Ndërkohë shqiptarët të vazhdojnë të ruhen me metodat tradicionale.

    Përgjigju
  • Mondi: 03/01/2021 17:44

    Karlo faleminderit por kryeminister yne duhet te mos kerkoje elemosina por te paguaj qe ta kete mjaft me te lypur se sna la me dinjitet tu kerkoje falje rusve dhe te trajtoje me ta. Per shendetin e njerezve le te bej paqe me shpirtin e tij te trazuar

    Përgjigju
  • Vaksinaxhiu: 03/01/2021 16:59

    E dini që një vaksinë që të jetë e sigurtë duhet të testohet me shumë kujdes për një kohë të gjatë (5 / 10 vjet) dhe kjo është prucedura e vaksinave "normale" imagjinoni sa kohë do duhet për këtë vaksinë me segmente RNA.

    Përgjigju
  • Tani: 03/01/2021 16:09

    Karlo njeri pozitiv, konseguent ne te vertetat qe thote. Mbase ta degjojne fjalen dhe veprojne, se turp qe i thone vetes miq.

    Përgjigju
    • Ehuuu: 03/01/2021 17:45

      Po nuk tha baba e shqiperise qe ka siguruar 500 mije doza. Ca i kerkojme kot italise

  • Hinglateri: 03/01/2021 15:40

    Te lumte goja mor Karlo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr