Çaste të mrekullueshme me partnerin, mundësi të reja për beqarët/ Lexoni horoskopin për sot

Çaste të mrekullueshme me partnerin, mundësi të reja për beqarët/ Lexoni horoskopin për sot

DASHI 21. mars - 20. prill
Edhe pse shpesh do ju ndryshoje humori dhe ndonjëherë do fantazoni me shume sesa duhet, partneri do doje t’iu qëndrojë pranë ne çdo moment. Ai do arrije edhe te kuptoje dëshirën tuaj me te madhe për pavarësi. Beqaret do realizojnë një takim interesant, megjithatë nuk duhet as te nxitohen e as ta idealizojnë personin qe do takojnë. Me financat duhet te jeni sa me vigjilente.

DEMI 21. prill - 21. maj
Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet te bëjnë asgjë me nxitim sepse ne një moment apo ne një tjetër situata do ju dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë takime te mrekullueshme dhe do përjetojnë emocione te pafundme. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po bëtë ndonjë çmenduri do keni probleme shume te mëdha.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Pak nga pak do arrini ta largoni rutinën gjate kësaj dite dhe do mendoni me pozitivisht për te ardhmen. Buzëqeshja do filloje te behet me e dukshme ne fytyrën tuaj. Beqaret nuk do arrijnë dot te fiksohen diku sepse asnjë person nuk do ju pëlqejë sa duhet. Për te mos pasur probleme financiare do bëni mire te mos kryeni shpenzime te panevojshme. Prisni edhe pak sa te kaloje periudha me delikate.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Klima për te dashuruarit do jete përgjithësisht e ngrohtë gjate kësaj dite. Do ndiheni mire me partnerin dhe do përkujdeseni për njeri tjetrin deri ne detajet me te vogla. Për beqaret ka mundësi te ndodhe ndonjë takim, por qe do sjellin me shume ndërlikime sesa gëzime. Ne planin financiar duhet te bëni shume përpjekje për ta mbajtur situatën sa me nen kontroll.

LUANI 23. korrik - 22. gusht
Gjate kësaj dite do arrini te merreni vesh me mire me partnerin tuaj dhe nuk do keni me mosmarrëveshje si me pare. Duke u ndier me te qete do dashuroheni edhe me mire. Beqaret do i kenë te gjitha mundësitë për te gjetur gjysmën e tyre me te cilën do kalojnë jetën. Për te përmirësuar buxhetin nuk do sforcoheni ama do dini gjithmonë si ta menaxhoni atë.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni çaste te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe nuk do doni t'i ndaheni asnjë çast. Beqaret nuk duhet te ecin ne ajër, por duhet te sigurohen mire para se t'i japin fjalën dikujt. Me financat duhet te dyfishoni maturinë. Gjendja do behet delikate edhe për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do ju duhet te kryeni.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Mos e provokoni ne asnjë moment partneri tuaj sot dhe kurrsesi mos e teproni me xhelozinë sepse gjerat mund te marrin drejtimin e gabuar. Beqaret mire është ta kalojnë ditën me miqtë qe te mos ndihen vetëm. Mundësitë për takime do jene te pakta. Sektori i financave do jete i mbrojtur. Do mund te zgjidhni edhe disa probleme te mëdha qe me pare nuk ja keni dale dot.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Dite shume e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur si e keni dëshiruar dhe kjo do ju trishtoje pa fund. Beqaret gjithashtu do ndihen te braktisur nga yjet dhe do bien ne melankoli gjate gjithë ditës. Financat duhet t'i mbani me shume ne vëmendje nëse nuk doni qe gjerat te marrin tatëpjetën. Ju jeni te afte për te ruajtur ekuilibrin.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Te dashuruarit do kenë një dite shume te paqëndrueshme. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si ata e kishin ëndërruar. Beqaret do afrohen me shume me një person qe kane njohur para disa kohesh dhe mes tyre mund te lindin edhe ndjenja te forta. Ne planin financiar do keni vështirësi serioze. Vetëm ndihma e specialisteve do mund t'iu nxjerre nga problemet ku do bini.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Priten përmirësime te shumta sot ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni te bekuar nga yjet ne disa momente dhe me fat qe keni dike si partneri ne krah. Beqaret duhet t'ia shprehin ndjenjat dikujt dhe jo te qëndrojnë ne heshtje. Dikush tjetër do tregohet me i shkathet dhe mund t'ua marre atë nga duart. Ne planin financiar nuk priten vështirësi e probleme kështu qe mos u shqetësoni.

UJORI 21. janar - 19. shkurt
Planetët do kenë ndikim shume te madhe gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Ata do ju tregojnë rrugën e duhur qe duhet te ndiqni ne mënyrë qe gjerat te ecin si duhet. Beqaret do njihen me disa persona, por mire është qe t'i marrin gjerat me qetësi. Ne planin financiar priten goxha vështirësi, prandaj vetëm ndihma e specialisteve mund t'iu nxjerre nga telashet.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Ne krahët e partnerit do ju duket vetja si ne qiell gjate gjithë kësaj dite. Marrëdhënia ne çift do jete e veçante dhe mjaft pasionante. Beqaret do kenë plot njohje, por nuk do mundin dot te fiksohen pas dikujt. Mos u vononi shume për te bere ndonjë zgjedhje sepse te tjerë mund te tregohen me te shkathet. Ne planin financiar gjendja do jete e mire dhe do kryeni edhe ndonjë investim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës