Një tërmet i fortë u ndie pak pas orës 7:05 në Catania. Tërmeti u ndje nga banorët në disa fshatra rreth Etnas, si dhe në Augusta e Messina, në pjesën jugore të qytetit, raporton La Repubblica.
Sipas raportimeve paraprake, tërmeti ishte me magnitudë 4.5 dhe epiqendër mbi Etna, në një zonë në veriperëndim të Ragalnas, në një thellësi rreth 3.8 kilometra. Nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale.
Kryebashkiaku i Catanias, Enrico Trantino Sindaco, ka njoftuar mbylljen e shkollave për arsye sigurie.
“E kuptoj që kjo do të shkaktojë shumë probleme për shumë prindër në këtë moment dhe më vjen shumë keq, por shpresoj ta mirëkuptojnë se siguria vjen e para”, tha ai në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.
Komente










