BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, i ka “uruar sot popullit serb mbajtjen e zgjedhjeve" dhe ka theksuar se lideri i Partisë Serbe të Progresit, Aleksander Vuçiç, në këto zgjedhje “ka ardhur” me fitore.
Nga Brukseli, gjatë një konference për mediat Ashton ka theksuar se Vuçiç ka treguar se i mbetet besnik dialogut Beograd-Prishtinë dhe se është partner i fuqishëm për vazhdimin e këtij dialogu.
Catherine Ashton ka thënë se tashmë ka kontaktuar me Beogradin dhe Prishtinën, lidhur me rundin e ri të dialogut, dhe se shpreson se ai do të mbahet sa më shpejt.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com