Kim Cattrall ka thënë se roli i Samantha Jones në serialin “Sex and the City” për pak sa nuk ia kishte shkatërruar jetën seksuale. Në serialin që më vonë u shndërrua në film, aktorja luan rolin e një femre plot vetëbesim, e cila është gjithmonë e hapur për aventura të reja seksuale. Mirëpo, ajo thotë se ky rol në jetën reale kishte pasur ndikim negativ në lidhjet e saja romantike. “Kur është seksi në pyetje, unë nuk jam eksperte. Megjithatë, për shkak të atij roli gjithmonë kam qenë nën presion që të jem e tillë”, ka deklaruar Cattrall.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com








