Çausholli shpërndate para me
fajde, tani i kërkon në Gjykatë

Çausholli shpërndate para me<br />fajde, tani i kërkon në Gjykatë
Teksa është arrestuar nga prokuroria për abuzimin 2.2 milion euro me rimbulsimin e ilaçeve, biznesmeni i “Omega Pharmës” Nadir Çausholli,ka filluar të kërkojë borxhet financiare në gjykatë. Çausholli disa vite më parë u ka dhënë një sasi prej 7 milion e 300 mijë lekë në formë fajdeje dy personave Behar dhe Ermal Hasanllari.

Kjo sasi lekësh e dhënë me fajde, është lëshuar kundrejt një interesi prej 10.7 për qind. Mirëpo dy personat e mësipërm nuk kanë pranuar të kthejnë shumën e lekëve e për pasojë në 7 dhjetor 2015 Nadir Çausholli i është drejtuar gjykatës së Tiranës duke paditur Ermal dhe Behar Hasanllarin.

Objekti i padisë është “Detyrimi i të paditurve të kthejnë shumën prej 730.000 lekë dhe interesat prej 10,7% në vit sipas parashikimeve në kontratën e huasë të datës 13 mars 2013.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Emocion/ Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës! Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës

Emocion/ Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës! Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës